Ka ndodhur

Qarkullonte me automjet i armatosur, arrestohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Tiranës, pasi qarkullonte me armë zjarri.

Policia bëri me dije se si rezultat i operacionit të koduar “Van”, përfundoi në pranga B. Gj., 43-vjeç, banues në Shkodër.

Sipas informacionit nga burimet policore, 43-vjeçari qarkullonte në automjet i armatosur. Ky i fundit kishte qenë i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit, që qarkullonte me automjet i armatosur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me krëhër e municion luftarak, që 43-vjeçari posedonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë