Bota

Shumica e shteteve kanë rinisur financimin për UNWRA-n, përveç SHBA-së

Shumica e vendeve që kishin pezulluar pagesat për UNRWA, i kanë rifilluar, përveç Shteteve të Bashkuara, të cilat nuk e kanë ende në plan për të rivendosur fondet për organizatën. Lajmin e bëri të ditur Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini, në një intervistë ekskluzive për “Tass”.

Vetëm 3 ditë më parë, Gjermania njoftoi se do të rinis bashkëpunimin dhe financimin për operacionet e UNRWA-së në Rripin e Gazës. Kjo, pasi një raport i pavarur doli në përfundimin se Izraeli nuk kishte ofruar prova për të mbështetur pretendimet se qindra punonjës të agjencisë së OKB-së për palestinezët ishin anëtarë të organizatave terroriste.

Vendimi i Gjermanisë vjen pas atyre të marra më herët nga disa donatorë të tjerë të mëdhenj, duke përfshirë Australinë, Kanadanë, Suedinë dhe Japoninë.Financimet ndaj UNWRA u shkëputen pasi qeveria izraelite pretendoi në janar se anëtarët e agjencisë ishin përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e sulmit të Hamasit më 7 tetor, që shkaktoi luftën tashmë gjashtë mujore në Gaza.

Mungesa e deritanishme e provave të paraqitura për të mbështetur pretendimet e Izraelit ka ngritur pikëpyetje në lidhje me vendimin e menjëhershëm të 19 qeverive donatore për të shkurtuar miliona dollarë fondet për UNWRA-s, kanali kryesor për mbështetjen humanitare për palestinezët.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ministrat kanë thënë se do të presin publikimin e raportit të Colonna-s për të marrë një vendim për rifillimin e financimit: Qeveria Britanike siguroi 35 milionë paundë vitin e kaluar financiar për Unrwa-n, duke përfshirë 16 milion £ shtesë për ndihmën humanitare.

SHBA-të, më parë donatori më i madh i agjencisë, i dha agjencisë 340 milionë paund në vitin 2023 – gati 30% e fondeve të saj totale – por mbështetja e mëtejshme financiare është bllokuar nga Kongresi për të paktën një vit në vazhdën e pretendimeve të Izraelit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë