Menaxhim

Banka Botërore për bujqësinë: Ç’duhet të bëjë Shqipëria që të mos varet nga produktet e importit

Banka Botërore, në një studim për kapacitetet e furnizimit me ujë në të ardhmen theksoi se vetëm 25% e tokës në Shqipëri është e punueshme dhe ka vetëm 0.2 ha për frymë.

Kjo ka ardhur si pasojë e degradimit të tokës dhe erozionit që kanë rezultuar në zvogëlimin e sipërfaqes së tokës bujqësore.

Kështu, Banka sugjeron se Shqipëria duhet të rrisë produktivitetin e prodhimit bujqësor, në mënyrë që të ulët varësia nga produktet e importit dhe nevojitet reformim i bujqësisë sidomos në drejtimin të teknologjisë dhe ujitjes.

“Shqipëria ka tokën arë më të ulëtën për frymë në Europë, prandaj intensifikimi i bujqësisë në sipërfaqen e punueshme konsiderohet rrugë premtuese për transformimin e produktivitetit të prodhimit bujqësor” -  këshilloi Banka.

Toka në Shqipëri rrezikon të gërryhet me një shkallë prej 5 ha në vit dhe vetëm 10% e tokës nuk preket.

Banka lajmëron se produktiviteti bujqësor është i kufizuar nga rënia e pjellorisë së tokës kryesisht prej degradimit të tokës dhe përdorimit joadekuat i plehrave. Burimet ujore të Shqipërisë vlerësohen në 13.000 metra kub për frymë në vit.

Ujitja konsiderohet një instrument i fuqishëm që mund të përdoret për të rritur rendimentin në bujqësi. Sasitë e mëdha të tokave të braktisura nga emigracioni dhe lëvizjet e brendshme demografike po degradojnë nga erozioni dhe po bëhen gjithnjë e më pak pjellore.

Rreth 70% e shiut bie nga tetori deri në mars, me shumicën e reshjeve në nëntor, ndërsa korriku dhe gushti kanë nivelet më të ulëta të reshjeve. Ndryshimet klimaterike do ta përkeqësojnë më tej situatën, ndaj Banka Botërore këshillon Shqipërisë të rrisë më tej kapacitet e ujitjes në bujqësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë