Menaxhim

AMF pezulloi aktivitetin e 4 subjekteve në tregun e sigurimeve dhe titujve

Nga Gazeta 'SI' - Në 2023, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka pezulluar aktivitetin e disa subjekteve financiare në tregun e sigurimeve dhe titujve.

Në raportin e vitit 2023, AMF thotë se në tregun e sigurimeve u është hequr licenca 3 subjekteve që ushtronin veprimtarinë e brokerimit në sigurime. Sipas legjislacionit, brokerat e sigurimeve janë vetëm bankat tregtare. Kjo përshkak se këto shoqëri kanë kryer shkelje ligjore, ndonëse në raport nuk përcaktohet.

AMF thotë se një tjetër shoqërie i është revokuar përfundimisht licenca dhe është çregjistruar nga aktiviteti i tregut të titujve.

Nga inspektimet e autoritetit, niveli i rrezikut të këtyre shoqërive dhe bankave për pastrim parash është i ulët.

Në total, AMF ka marrë 28 vendime si masa administrative e korrigjuese ndaj subjekteve; 20 në tregun e sigurimeve, 3 në tregun e titujve dhe 2 në Byronë e Sigurimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë