Menaxhim

Nga taksat tek energjia, Banka Botërore ndan 80 mln dollarë për Shqipërinë

Nga Gazeta 'SI' - Banka Botërore ka përgatitur një ‘kuti’ për rritjen e qëndrueshme të Shqipërisë.

80 mln dollarë kredi që pritet të miratohet në fund të këtij viti nga BB, synojnë mbështetjen e disa nismave të qeverisë si ligji i ri i tatimit mi të ardhurat, formalizimit të turizmit dhe sigurimin e detyrueshëm për tërmetet.

Programi i Bankës, përveç parave, është i ndarë në tre shtylla se si do të ofrohet mbështetja për Shqipërinë.

Shtylla 1 mbështet reformat që synojnë forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit qeveritar dhe familjeve, që nga taksat tek aktivitetet turistike.

Shtylla 2 mbështet reformat që synojnë forcimin e kornizës së tregut të energjisë dhe rritjen e energjisë së rinovueshme dhe efikasitetit të energjisë.

Nën Shtyllën 2, dhe në vazhdimin e reformave të mbështetura me DPL1, DPL2 mbështet krijimin e Operatorin e Energjisë së Rinovueshme dhe rregullat e tregut dhe funksionimit, si dhe paketën rregullatore për konsumatorët. Kjo pritet të nxisë zhvillimin e tregut të energjisë së rinovueshme.

Përveç kësaj, për të mbështetur më tej tregtimin e energjisë përmes tregut të organizuar me shumicë, DPL2 mbështet miratimin e një dekreti që mandaton tregtimin e energjisë nëpërmjet ALPEX. Së fundi, për të futur eficiencën e energjisë në sektorin publik, DPL2 mbështet miratimin e dispozitave të prokurimit publik që udhëzojnë autoritetet kontraktore publike të sigurojnë zbatimin e standardeve të eficiencës së energjisë në procedurat e prokurimit publik.

Shtylla 3 mbështet reformat që synojnë mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e gjurmës së karbonit në vend. Nën shtyllën 3, për të parandaluar dhe zvogëluar degradimin mjedisor, DPL2 mbështet miratimin e Ligjin e Përgjegjësisë të Prodhuesit të Zgjeruar.

Me objektivin për të reduktuar emetimet e gazrave serrë, DPL2 mbështet futjen e një takse karboni mbi qymyrin, si dhe miratimin e paketës rregullatore për zbatimin e ligjit për gazrat e fluorizuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë