“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania’ – Bill Clinton”, ka shkruar Edi Rama në faqen e tij Facebook duke e shoqëruar edhe me një foto përqafimi me ish-presidentin të cilin e ka përcjellë deri në shkallët e avionit.
Bill Klinton përfundoi vizitën e tij 24 orëshe në Tiranë. Ai u nis në mesditë për në SHBA.
LEXO EDHE:
– Munguan politikanë nga Kosova / Tensionet në veri, Bill Klinton: T’i jepet fund kësaj marrëzie. (Fjalimi i tij për Shqipërinë dhe shqiptarët)
– Vizita e Bill Klinton në Tiranë / Mungoi Begaj, Meta dhe Berisha, Rama: Presidenti më shqiptar që gjetëm në SHBA! (foto dhe video)
Më herët, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, ish presidenti i SHBA-së Bill Klinton ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në vilën nr 30.
Një ditë më parë, kryeministria organizoi një pritje zyrtare për Bill Klinton.
Kryeministri Edi Rama nderoi Presidentin Klinton me “Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike” për kontributin e tij për paqen në rajon
Kjo ishte vizita e parë e Bill Klinton në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.