Politike

Ish presidenti amerikan, Bill Klinton mbyll vizitën në Tiranë

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania'  - Bill Clinton”, ka shkruar Edi Rama në faqen e tij Facebook duke e shoqëruar edhe me një foto përqafimi me ish-presidentin të cilin e ka përcjellë deri në shkallët e avionit.

Bill Klinton përfundoi vizitën e tij 24 orëshe në Tiranë. Ai u nis në mesditë për në SHBA.  

LEXO EDHE:
- Munguan politikanë nga Kosova / Tensionet në veri, Bill Klinton: T’i jepet fund kësaj marrëzie. (Fjalimi i tij për Shqipërinë dhe shqiptarët)
- Vizita e Bill Klinton në Tiranë / Mungoi Begaj, Meta dhe Berisha, Rama: Presidenti më shqiptar që gjetëm në SHBA! (foto dhe video)

Më herët, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, ish presidenti i SHBA-së Bill Klinton ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në vilën nr 30.

Një ditë më parë, kryeministria organizoi një pritje zyrtare për Bill Klinton.

Kryeministri Edi Rama nderoi Presidentin Klinton me "Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike" për kontributin e tij për paqen në rajon

Kjo ishte vizita e parë e Bill Klinton në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë