Ka ndodhur

U arrestua për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në komisariatin e Vlorës

Gazeta Si – Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, ku ndodhej i arrestuar për vjedhje.

Sipas policisë, rreth orës 09:50, Enea Shparthi banues në Vlorë, është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore në dhomat e shoqërimit.

I riu është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Shparthi ishte arrestuar në flagrancë më 29 gusht 2026, rreth orës 23:00, për veprën penale “Vjedhja”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë