Gazeta Si – Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat e Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe nisi të merrte ujë.
Ngjarja u konstatua pas njoftimit për një mjet lundrues që ndodhej në vështirësi, rreth një milje nga bregu. Menjëherë në drejtim të tij u nisën shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.
Në bord ndodheshin drejtuesi i skafit dhe shtatë familjarë të tij. Forcat e policisë ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë dhe për të garantuar sigurinë e tyre.
Fatmirësisht, të tetë personat shpëtuan pa lëndime dhe rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas përfundimit të operacionit, skafi u tërhoq nga zona dhe u nxor në breg në Karpen. Nga verifikimet rezultoi se mjeti kishte dokumentacion të rregullt, ndërsa drejtuesi dispononte leje drejtimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje