Drejtësia

SPAK operacion kundër trafikut të emigrantëve, 4 në pranga, një tjetër në kërkim

Një operacion për goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në kontrabandën e emigrantëve të paligjshëm është zhvilluar nga Policia në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK.

në kuadër të këtij operacioni, me kërkesë të SPAK dhe me miratimin e GJKKO janë lëshuar 5 masa sigurie ‘arrest me burg’. Katër persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër ndodhet ende në kërkim.

Ndërkohë Policia dhe BKH kanë ushtruar edhe kontrolle në disa ambiente, që kanë qenë nën zotërim nga personat e arrestuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë