Hetimet e SPAK për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike kanë çuar në dy masa të reja sigurie, pas zbërthimit të komunikimeve në SKY. Bledar Cafi u arrestua mëngjesin e sotëm në Shkodër, ndërsa Indrit Dokle, i shpëtoi operacionit të Policisë dhe BKH-së dhe vijon të jetë në kërkim.
Operacioni “Muri i Lartë” është vijim i hetimeve të mëparshme të SPAK, në kuadër të të cilave janë lëshuar më herët 15 masa sigurie, mes tyre edhe për disa anëtarë të fisit Rraja.
Krahas masave të sigurisë, Gjykata ka miratuar edhe kontrolle në banesa, objekte dhe ambiente të tjera. Cafi u kap në banesën e tij në Shkodër.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 25.09.2026, ka caktuar për të masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Po në zbatim të vendimit të GJKKO-së, u ushtrua kontroll në vendet që i përkasin Endrit Dokle , 43 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, person në kërkim që prej vitit 2024, për të cilin GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje