Politike

Munguan politikanë nga Kosova / Tensionet në veri, Bill Klinton: T’i jepet fund kësaj marrëzie. (Fjalimi i tij për Shqipërinë dhe shqiptarët)

Presidenti i 42-i SHBA-së, Bill Klinton, kishte dëgjuar për Shqipërinë shumë më herët sesa vizita e tij e vonuar në Tiranë.

Në një fjalim, ku më shumë pati peshë fjala e tij sesa renditja e  pikave, Bill Klintoin tha se për Shqipërinë kishte dëgjuar qysh kur ishte 18 vjec dhe studionte në shkollë për komunizmin.

“... Kur isha i ri dhe studioja luftën e ftohtë, botën komuniste, e shihja Shqipërinë në hartë dhe paraqitej si një mister i pamatë, e mbyllur ndaj botës. Më kujtohet kur isha 18-vjeç dhe i thoja vetes a do shkoj ndonjëherë aty, pyes veten si do jetë dhe kurrë nuk ma merrte mendja se do vija si president. Isha një njeri që vija nga një rrugë e gjatë, doja të shihja historinë e këtij vendi.    Mendoj që më keni dhënë një dhuratë mjaft të madhe thjesht duke iu thënë përshëndetje, duke më lënë t’iu shoh”, tha Klinton.

Ne foto: Bill Klintoin

Në një fjalim ku nuk e fshehu emocionin pas disa ligjërimeve farë të shkurtra falënderuese të fëmijëve kosovarë që kishin marrë emrin e tij apo të bashkëshortes Hilari, Klinton tha se jeton në një lagje Nju Jorku ku takonte shumë shqiptarë, madje shtoi se ato e dinin më mirë axhendën e vizitës së tij në Tiranë se ai vetë.

“Jam pa fjalë. Mendoj se po të kisha një gjykim të shëndoshë nuk do të thosha asgjë. Jam me të vërtetë pa fjalë. Kryeministër ministra, të ftuar e të gjithë popullit shqiptar që kanë qenë pjesë e kësaj dite të shkëlqyer dua t’ju falënderoj për këtë moment që do ta ruaj si një thesar për jetën time. Ka më shumë se 10 vite qëkur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit dhe gjithmonë e pyesja si po shkon pasi gjithmonë doja që të vija dhe ndjej se edhe pse jam një qytetar privat pa asnjë pushtet publik mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan. Lidhur me këtë, për partitë tona politike dallimet tona filozofike ndonjëherë edhe kundërshtive tona fetare ne jemi të angazhuar për lirinë forcë integritetin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Jam shumë mirënjohës për atë që kryeministri tha lidhur me Kosovën. Ai e di e shumë prej jush e dinë se unë dhe Hilary jetojmë në Neë Jork që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarë në Amerikë.. i shoh gjithmonë në rrugë.

Dua të tregoj diçka një jave para së të vija kalova afër tre restorante shqiptare dhe njerëzit dolën dhe më treguan axhendën e vizitës sime këtu në Tiranë. Dua t’i them faleminderit kryeministrit, për mua është rrënjosur për atë që është qëllimi i politikës. Jam e nderuar që është edhe bashkëshorti i vajzës sime këtu sot’ tha Klinton.

Ai kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për atë që po ndodh sot në Veri të Kosovës.

“Kjo kënga që këndohet në mbar botën për rëndësinë e dasive në mbarë botën mund ta ndjej e ta shoh edhe kur nuk është më. Jeni shpërblyer për këtë dhe do të shpërbleheni. Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të krijohet duke pasur këtë tension, qytetarët ka nevojë që tu thuhet u duhet të votojnë. Nëse mendoni për këto 4 qyteza, shumë larg nga çdo laborator modern shkencor, ku modelohet sjellje që po e nxit botën sot, pasi drejtohet nga njerëz që preferojnë dominancën në vend të bashkëpunimit. Shpresoj që Shqipëria të jetë në gjendje t’i tregojë botës sesi duket një e ardhme gjithë përfshirëse” tha ai.

Klinton solli shembullin e mosmarrëveshjeve në Irlandë, si një paralele ku palët gjetën zgjidhje për mosmarrëveshjet etnike duke sugjeruar sa duket të njëjtën gjë për shqiptarët dhe serbët.

Në ceremoni nuk kishte asnjë zyrtar nga Kosova, (aparati fotografik dhe syri nuk kapi askënd) pavarësisht se mesazhi për Kosovën ishte i forte. Prania e Kosovës aty ishte vetëm përmes njerëzish të thjeshtë, fëmije që kishin marrë emrat e familjes Klinton.  

Ai ceku në fjalimin e tij para kryeministrisë një moment emocionues me një shqiptar të Kosovës të cilin e ka takuar në SHBA.

“Kur isha në një restorant në Nju Jork dhe një kamerier erdhi të merrte porosinë. Uli tabakanë që kishte ujin dhe u ul në gjunjë dhe më tha falë teje familja ime është gjallë. Dhe njerëzit e tjerë me të cilat isha nuk e kishin idenë se çfarë kishte ndodhur dhe u shpjegova se ishte shqiptar nga Kosova. Ai u çua foli pak për jetën familjare dhe tha vazhdoni kështu. Mos i hidhni njerëzit poshtë. Ju keni ndërtuar këtu diçka të lavdishme dhe bëni që njeëzit që të vijnë këtu që vendi i tyre te jetë më shumë si i juaji. Ju dikur ishit një derë e zymtë e mbyllur ndërkohë tani jeni një derë e hapur”.

Ai tha se Shqipëria ka përparuar edhe pse ka ende problematika.

“Tani çdo njeri që përjeton vendin tuaj ndihet pak më i madh, pak më inteligjent, pak më i gatshëm për të qëndruar. E di që keni ende probleme ekonomike, jemi të vetëdijshëm se ka sfida për të cilat duhet ti bashkohen të tjerët për t’iu ndihmuar. Jeni njerëz, nuk mund të jeni të përsosur, por mund të jeni në anën e duhur të historisë. Për mua kjo nuk është thjeshtë një ditë kur kryeministri dhe populli i dhanë një njeriu që nuk është më i ri dhe nuk ka më pushtet politik, një lëvdatë për atë që shumë kohë më parë bëri në mënyrë të drejtë për ju. Kjo është dita kur rikonfirmohet koncepti se njerëzit kur bëhen bashkë marrin vetëm më të mirat. Ajo që kam më shumë për zemër është që nipërit e mi të kenë një të ardhme më të mirë. I dëgjova ata fëmijë dhe më lanë pa fjalë, mos harroni nuk është përherë e lehtë, do bëni gabime, do thonë diçka të rreme për ju, duhet të gjeni mënyrën se si ti përgjigjeni asaj, miku im Mandela ishte një gjeni për mënyrën sesi përballonte sulmet kundër tij. Çfarëdo dikush bënte thoshte, ai mendonte për mënyrën se si ngrihej mbi të. Dua t’iu kërkoj të vazhdoni kështu, na duhen modele”, tha Klinton.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë