Gazeta Si – Një objekt i dyshimtë i lidhur me një celular ka alarmuar qytetarët dhe Policinë mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 3 të Durrësit.
Rreth orës 09:00, në rrugë është gjetur një celular i lidhur me një objekt të dyshimtë. Pas marrjes së njoftimit, Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka siguruar zonën për të shmangur çdo rrezik për qytetarët.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistët xhenierë të RENEAS, të cilët kanë kontrolluar objektin dhe kanë konstatuar se bëhej fjalë për një sasi të vogël lënde plasëse të lidhur me celularin.
Xhenierët kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse. Pas ndërhyrjes së tyre, rreziku është eliminuar dhe zona është siguruar.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbuluar se kush e ka vendosur objektin në rrugë dhe për çfarë arsye.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje