Politike

Vizita e Bill Klinton në Tiranë / Mungoi Begaj, Meta dhe Berisha, Rama: Presidenti më shqiptar që gjetëm në SHBA! (foto dhe video)

Në një ceremoni që zgjati më shumë së dy orë, në një ambient të hapur mbuluar me flamuj amerikanë dhe shqiptarë para kryeministrisë, Presidenti i 42-të i SHBA-së, Bill Klinton është nderuar nga kryeministri Edi Rama me medaljen e ‘Yllit të Mirënjohjes Publike’, çmimi më i lartë që jepet nga Kryeministria.

“Sot jeni mes nesh për të na kujtuar mësimet nga një histori jo fort e largët për të konfirmuar riangazhimin e Amerikës ndaj paqes sonë dhe njëherë të na thërras në shpresë.

Ylli i Mirenjohjes per Bill Klinton

Iu kërkoj me përulje të pranoni Yllin e Mirënjohjes për arritjen publike, që është çmimi më i lartë që jepet nga zyra  e kryeministrit dikujt që e meriton këtë mirënjohje”, tha Rama.

Në një ceremoni solemne ku ra në sy mungesa e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, por jo e ish-presidentëve, përjashtuar ndër radhë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ata nuk ishin në pritjen e organizuar para kryeministrisë edhe pse 10 vjet më parë Berisha në të njëjtin ambient si kryeministër kishte pritur bashkëshorten e ish-Presidentit, Hilari Klinton asokohe Sekretare e Shtetit.

Nuk mungoi Lulzim Basha nga opozita dhe pak deputete të PD-së kryesisht ata që e mbështesin, Jorida Tabaku dhe drejtuesit e partive opozitare përfshi edhe Fatmir Mediun. Ra në sy prania e Aleks Sorosit.

Ai ishte në rreshtat e parë ndërsa më herët zhvilloi një bisedë edhe me Erion Veliajn.   Nuk mungoi në këtë ceremoni as Gramoz Ruci ndoshta në cilësinë  e ish-kryetarit të Kuvendit, edhe pse ndoshta nuk do jetë ndjerë aq mire kur Bill Klinton gjatë fjalimit preku edhe kohën kur Shqipëria ishte e mbyllur gjatë kohës së komunizmit.  

Në fillim të ceremonisë, kryeministri Edi Rama tha se ish-Presidenti amerikan Bill Klinton tha se ai mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe. Ai nuk reshti pa nënvizuar se  Bill Klinton ishte presidenti me shqiptar që kemi gjetur.

“Klinton nuk do t’i kishte gjetur kurë aleatë për çlirimin e Ballkanit nga diktatori i fundit, jo vetëm Blair, por edhe krye e majtë të Anglisë, bashkë me kryen konservator të Spanjës, ishin pesëshja kyçe që ia mundësuan Klinton vendimmarrjen historike të NATO-s për realizmin e çlirimit të Kosovës dhe çeljen e një epoke të re, për këtë lagje të njohur si fuqia e barutit në zemër të Europës. Ne shqiptarët kemi pasur privilegjin ta përjetojmë drejtpërdrejtë forcën rrëqethëse të fjalës së Klinton në 24 mars 1999 kur iu drejtuar mbarë botës, “Sot Forcat tona të Armatosura, së bashku me aleatët tanë të NATO-s morën pjesë në goditjet ajrore kundër forcave serbe, të cilat janë përgjegjëse për brutalitetin e ushtruar në Kosovë. Ai fjalim është për historinë e Kosovës dhe rajonin tonë një gur përcaktuar i rrugës së të ardhmes”, tha Rama.

Më herët ai tha: “Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua sesa të përgatitem të flas edhe pastaj të flas këtu duke e diktuar që pas meje do ta marrë fjalën një njeri të cilit qysh para sesa të hyja në jetën e përditshme politike ja kam parë dëgjuar e lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë.

Jo vetëm ja kam parë, riparë e ri dëgjuar ato që ka thënë por edhe studiuar sesi i ka thënë për të mësuar jo vetëm prej përmbajtjes por edhe prej artit të tij të pashembullt të komunikimit duke i analizuar ritmin duke i nënvizuar hapjet, e mbi të gjitha duke ia admiruar atë që as nuk mësohet dot, empatinë magjepsëse që e bën Klinton një nga oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia.

Vazhdimisht përmes qindra fjalimeve njëri më i bukur se tjetri, por padiskutim që thoshte atë që bënte dhe bënte atë që thoshte e u rrëmbeu zemrën Amerikës e frymëzoi Europën mbarë me forcën unikale të fjalës së tij. Dha një kontribut historik jo vetëm për Amerikën, por për krejt shpritin e Europës’- tha Rama.

Ndersa, Presidenti i 42-i SHBA-së, Bill Klinton, kishte dëgjuar për Shqipërinë shumë më herët sesa vizita e tij e vonuar në Tiranë.

Në një fjalim, ku më shumë pati peshë fjala e tij sesa renditja e  pikave, Bill Klintoin tha se për Shqipërinë kishte dëgjuar qysh kur ishte 18 vjec dhe studionte në shkollë për komunizmin.

“... Kur isha i ri dhe studioja luftën e ftohtë, botën komuniste, e shihja Shqipërinë në hartë dhe paraqitej si një mister i pamatë, e mbyllur ndaj botës. Më kujtohet kur isha 18-vjeç dhe i thoja vetes a do shkoj ndonjëherë aty, pyes veten si do jetë dhe kurrë nuk ma merrte mendja se do vija si president. Isha një njeri që vija nga një rrugë e gjatë, doja të shihja historinë e këtij vendi.    Mendoj që më keni dhënë një dhuratë mjaft të madhe thjesht duke iu thënë përshëndetje, duke më lënë t’iu shoh”, tha Klinton.

Në një fjalim ku nuk e fshehu emocionin pas disa ligjërimeve farë të shkurtra falënderuese të fëmijëve kosovarë që kishin marrë emrin e tij apo të bashkëshortes Hilari, Klinton tha se jeton në një lagje Nju Jorku ku takonte shumë shqiptarë, madje shtoi se ato e dinin më mirë axhendën e vizitës së tij në Tiranë se ai vetë.

“Jam pa fjalë. Mendoj se po të kisha një gjykim të shëndoshë nuk do të thosha asgjë. Jam me të vërtetë pa fjalë. Kryeministër ministra, të ftuar e të gjithë popullit shqiptar që kanë qenë pjesë e kësaj dite të shkëlqyer dua t’ju falënderoj për këtë moment që do ta ruaj si një thesar për jetën time. Ka më shumë se 10 vite qëkur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit dhe gjithmonë e pyesja si po shkon pasi gjithmonë doja që të vija dhe ndjej se edhe pse jam një qytetar privat pa asnjë pushtet publik mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan. Lidhur me këtë, për partitë tona politike dallimet tona filozofike ndonjëherë edhe kundërshtive tona fetare ne jemi të angazhuar për lirinë forcë integritetin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Jam shumë mirënjohës për atë që kryeministri tha lidhur me Kosovën. Ai e di e shumë prej jush e dinë se unë dhe Hilary jetojmë në Neë Jork që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarë në Amerikë.. i shoh gjithmonë në rrugë. Dua të tregoj diçka një jave para së të vija kalova afër tre restorante shqiptare dhe njerëzit dolën dhe më treguan axhendën e vizitës sime këtu në Tiranë. Dua t’i them faleminderit kryeministrit, për mua është rrënjosur për atë që është qëllimi i politikës. Jam e nderuar që është edhe bashkëshorti i vajzës sime këtu sot’ tha Klinton.

Ai kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për atë që po ndodh sot në Veri të Kosovës.

“Kjo kënga që këndohet në mbar botën për rëndësinë e dasive në mbarë botën mund ta ndjej e ta shoh edhe kur nuk është më. Jeni shpërblyer për këtë dhe do të shpërbleheni. Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të krijohet duke pasur këtë tension, qytetarët ka nevojë që tu thuhet u duhet të votojnë. Nëse mendoni për këto 4 qyteza, shumë larg nga çdo laborator modern shkencor, ku modelohet sjellje që po e nxit botën sot, pasi drejtohet nga njerëz që preferojnë dominancën në vend të bashkëpunimit. Shpresoj që Shqipëria të jetë në gjendje t’i tregojë botës sesi duket një e ardhme gjithë përfshirëse” tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë