Politike

Presidenti Begaj ‘shërohet’, pas largimit të Klinton, zhvillon takim me zv-kryeministren në Presidencë

Të hënën mbasdite dy orë para së të fillonte ceremonia zyrtare e pritjes së ish-presidentit amerikan Bill Klinton, kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj, njoftoi mungesën për “arsye shëndetësore”.

Ai përcolli një qëndrim mirënjohës për figurën e Klintonit në faqen e tij në Facebook por në ceremoninë zyrtare ai nuk ishte në rresht me ish-presidentët.

Njoftimi vetëm dy orë para ceremonisë solli disa dyshime edhe për faktin se medaljen e mirënjohjes, Edi Rama, (bashkë me ceremoninë), e kishte marrë përsipër t’ia dorëzonte vetë ndërkohë që niveli më i lartë i medaljes është ai që akordohet nga Presidenti dhe se është ky i fundit që zakonisht dekoron figura të një niveli të tillë si Bill Klinton.

Një ditë më pas, Presidenti “është shëruar” duke zhvilluar një takim me zv-kryeministren Belinda Balluku.

Ajo është parë duke dalë nga Presidenca të martën pas mesdite.

Nuk dihet se cili është qëllimi i këtij takimi, por gjithësesi sot Presidenti ishte në punë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë