Teksa Shqipëria prej tre ditësh është në kaos dhe e mbushur me të rinj në të gjitha rrugët e Tiranës e në rrethe, kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar për Reuters, se nuk do të japë dorëheqjen.
Në përgjigjet me shkrim drejtuar Reuters-it, cituar nga DW, Rama deklaroi se nuk do të lejonte që dhuna të rrezikonte synimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha agjencisë Reuters të enjten se nuk do të jepte dorëheqjen përballë protestave të dhunshme të udhëhequra nga studentët, të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e tyre të tretë radhazi. Në përgjigjet me shkrim drejtuar Reuters-it, Rama deklaroi se nuk do të lejonte që dhuna të rrezikonte synimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, shkruan DW.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje