Drejtësia

‘Si ti në takime me agjentët serb…’ / GJKKO le në fuqi masën “arrest në shtëpi” ndaj Hysenit

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni u paraqit sot në GJKKO, ku iu konfirmua masa e sigurisë “Arrest shtëpie”. Hyseni, e cila është liruar nga detyra, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme me makinë policie dhe e shoqëruar nga avokati i saj.

Hyseni akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. SPAK gjeti 9 faqe dokumente sekrete të SHISH në makinën e Ergys Agasit, i arrestuar për aferën e AKSHI-t, të cilat dyshon se ia ka vënë në dispozicion Hyseni.

Gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni ndaj pyetjes së gazetarëve nëse Agasit i janë kaluar nga ana e saj dokumente të klasifikuara, është shprehur: “Si kalon ti në takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”.

Ndërsa pasi doli nga ambientet e GJKKO, ajo refuzoi të fliste.

Ndërkohë, më herët GJKKO la në burg Fatjon Kalluçin, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, dhe Embro Sulejmanin, kryekamerier në lokalin e vilave qeveritare në Durrës, të cilët akuzohen nga SPAK se ndihmuan Ergys Agasin gjatë arratisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë