Mendim

Zaev: BE mund t’i mbyllë derën Tiranës dhe Shkupit!

Ndërkohë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin me ankth qershorin për hapjen e negociatave, kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se fitorja e nacionalistëve në zgjedhjet europiane do t’i “mbyllte sërish dyert” Tiranës dhe Shkupit.

Sipas tij, rritja e nacionalistëve në zgjedhjet parlamentare në maj mund ta bllokoje hyrjen e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut dhe do t’u jepte një armë të fortë nacionalistëve në Ballkan për ta shkëputur rajonin nga sfera perëndimore.

Duke folur një Konferëncën për Sigurinë Botërore në Mynih, Zoran Zaev ka deklaruar se shpresonte se anëtarësimi i vendit të tij në NATO do të jetë pjesë e një procesi më të gjerë që do të lidhë rajonin mbarë rajonin me Bashkimin Europian dhe do të vendosë themelet për zhvillimin ekonomik të vendit fqinj.

"Nëse synojmë të jemi së bashku, duhet të ndalojmë të mendojmë se gjithçka në botë filloi nga kombet tona", tha Zaev. "Dhe jo vetëm në Ballkan."

Zaev theksoi se integrimi në BE është një mënyra e vetme për të rritur standardet e jetesës së njerëzve më të varfër të Europës dhe për të ndaluar eksodin e ballkanasve drejt vendeve perëndimore. Megjithatë, sipas tij ndjenjat nacionaliste që shkaktuan vrasjet më të përgjakshme të Europës pas Luftës së Dytë Botërore vazhdojnë të shkaktojnë barriera mes vendeve ballkanike.

Kryeministri Zoran Zaev

Por kush janë nacionalistët e Ballkanit për të cilët flet kryeministri Zaev?

Pavarësisht të shkuarës së errët, politikanët nacionalistë vazhdojnë të kenë shumë ndikim në Ballkanin Perëndimor. Në Bosnjë dhe Herzegovinë, kreu i Reoublikës Srpska Milorad Dodik është kthyer një nga figurat më të fuqishme të rajonit, falë lidhjeve me presidentin Vladimir Putin.

"Unë shpresoj që disa nga politikanët e Ballkanit të jenë më në favor të shteteve dhe shoqërisë së përbashkët europiane sesa sondazhet e partive të tyre," tha Zaev. "Kjo është e ardhmja e vetme për rajonin”.

Kryeministri maqedonas deklaroi se shpresonte që anëtarësimi në NATO të ndihmonte vendin fqinj në thithjen e investimeve ekonomike dhe se shpresonte që marrëveshja me homologun grek Alexis Tsipras të hapte një kapitull të ri për rajonin. Sipas tij, Maqedonia e Veriut pritet që përgjatë këtij vitit të marrë më shumë se 300 milionë euro investime shtesë.

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësoi të shtunën dy udhëheqësit për guximin e tyre në arritjen e një kompromisi.

Kryeministri Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras

"Unë kisha hequr dorë," tha ajo para një sërë zyrtarësh të lartë të mbrojtjes dhe politikës së jashtme në Mynih. "Por Zaev dhe Tsipras na treguan se konfliktet e zgjatura për të cilat mendonin se nuk kishte zgjidhje mund të marrin fund nëse ke kurajon e nevojshme”, shtoi kancelaria gjermane.

Por një shqetësim i përbashkët i Merkel dhe Zaev ishte ndryshimi i mundshëm i udhëheqjes politke në Greqi pas zgjedhjeve të këtij viti. Kreu i partisë opozitare greke Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis, tha muajin e kaluar se Greqia ka çdo të drejtë për të vënë veton ndaj ambicieve të fqinjit të saj për t'u anëtarësuar në BE.

"Është më e lehtë të dalësh me retorika nacionaliste kur në opozite ", tha Zaev. “Shpresoj që këto retorika të ndryshojnë pasi të Mistsotakis të jetë në pushtet."

Rreziku nga zgjedhjet europiane

Bashkimi Europian, e gjen veten përballë zgjedhjeve për Parlamentin Europian këtë maj. Ky mund të jetë një faktor i madh kur bëhet fjalë për mundësinë e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke qënë se shumica e vendeve anëtare janë kundër zgjerimit të mëtejshën të BE-së në këtë moment. Sipas ekspertëve, nuk ka dyshim që këto zgjedhje do të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek politikat e zgjerimit të unionit europian. Pyetjet e vetme janë: si dhe në çfarë shkalle?

Që nga viti 2014, në Parlamentin Europian prej 750 vendesh janë ulur tetë grupe të ndryshme deputetësh. Më i madhi është koalicioni i madh i Partisë Popullore Evropiane Qendrore (PPE), i përbërë nga parti të djathta, liberale dhe të majta. Pas tij vjen grupi i konservatorëve europianë (ECR), anëtarët e të cilave përfshijnë Partinë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar dhe partinë qeveritare polake. Ai është grupi më i madh opozitar, por zgjedhjet e ardhshme kanë të ngjarë të ndryshojnë ekuilibrat e parlamentit.

Shkup


“Fituesit më të mëdhenj të zgjedhjeve do të jenë grupet ekstreme, anti-evropianët, populistët dhe nacionalistët. Pritet të shohim humbës të mëdhenj mes partive tradicionalisht pro-europiane, sidomos të majtës tradicionale”, thotë Fabian Zuleeg, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Europiane të Politikave.

Florian Bieber, profesor në Universitetin e Gracit dhe koordinator i Grupit Këshillues të Politikave për Ballkanin (BiEPAG), ka të njëjtin mendim. “Mendoj se mund të presim një parlament më të larmishëm, pasi disa nga blloqet më të vogla do të fitojnë një pjesë të madhë të karrigeve të parlamentit. Kjo do të thotë se do të kemi një BE më të komplikuar “, theksoi ai.

Ndikimi më i menjëhershëm i zgjedhjeve të vitit 2019 për rajonin e Ballkanit Perëndimor është përbërja e Komisionit të ardhshëm Europian. Sytë e gjashtë vendeve të rajonit do të jenë nga delegatët e ardhshëm të zyrave të Përfaqësuesve të Lartë dhe Komisionerit për Zgjerimit. Ka edhe dyshime nëse kjo e fundit do të vazhdojë të punojë në formën aktuale pas zgjedhjeve.

Është e vështirë të imagjinohet një ndryshim i pozitave të PPE-së në drejtim të zgjerimit, të cilat kanë vënë një theks të veçantë në kryerjen e të gjitha reformave të nevojshme dhe mbylljen e çdo kapitulli negociues, duke nënkuptuar se pranimi i vendeve të Ballkanit do të ndodhë së shpejti. Nga ana tjetër, një koalicion me liberalët, sidomos Macronin dhe Kryeministrin holandez, të dy kundërshtarë të zgjerimit të mëtejshëm të BE-së, mund të sjellë ndryshime të papëlqyeshme për rajonin. Partitë e ulura në Parlament janë gjithashtu një çështje e rëndësishme, për shkak të ndikimit që ky institucion ka në orientimin e përgjithshëm politik të Bashkimit Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë