Lajme

Sulmi në Pragë, ministri Hasani: Nuk ka shqiptarë të lënduar. Solidarizim me miqtë çekë 

Nga Gazeta 'Si'- Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani thotë se nuk ka shqiptarë të cilët mund të jenë lënduar nga sulmi vdekjeprurës në Pragë të Çekisë, ku u vranë 15 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hasani shprehet se ministria është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën tonë në Pragë.

"Thellësisht i pikëlluar nga të shtënat tragjike në Pragë sot, që rezultuan në humbjen e disa jetëve të pafajshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e prekura dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë", shkroi Hasani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë