Lajme

Rama: Dënoj ashpër sulmin në Pragë! Na ka tronditur të gjithëve

Nga Gazeta 'Si'-Kryeministri Edi Rama dënon sulmin vdekjeprurës në Pragë.

Me anë të një postimi në platformën X, kreu i qeverisë shpreh ngushëllime për familjet e viktimave, ndërsa thotë se Shqipëria qëndron pranë miqve çekë.

“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, shkruan Rama.

Më herët sulmin e dënoi edhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani, i cili konfirmoi se nuk ka shqiptarë të lënduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë