Bota

Von der Leyen reagon pas sulmit në Pragë: E tronditur nga dhuna e pakuptimtë! Jemi me popullin çek

Nga Gazeta 'Si'-Presidentja e Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas sulmit tragjik në Universitetin e Arteve në Pragë që i mori jetën 11 qytetarëve dhe la të plagosur mbi 30 të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Von der Leyen u shpreh se është e tronditur nga “dhuna e pakuptimtë që mori jetën e disa njerëzve”.

“Jam tronditur nga dhuna e pakuptimtë e të shtënave që mori disa jetë njerëzish sot në Pragë. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe për popullin çek në tërësi. Ne qëndrojmë dhe vajtojmë me ju”, shkroi ajo në rrjetin social X.

Mediat në Çeki konfirmuan se numri i viktimave nga sulmi me armë zjarri në Fakultetin e Artëve është 11, përfshirë edhe autorin. Ndërkohë raportohet për dhjetëra persona të plagosur, por 9 janë në gjendje të rëndë.

“Autori i sulmit është eliminuar! E gjithë ndërtesa aktualisht është duke u evakuuar dhe në vendngjarje ka disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur”, tha policia me herët në rrjetin X.

Autori i sulmit

Ministri i Brendshëm Vít Rakušan mbërriti në vendngjarje. “I bëj thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes. Dua të qetësoj publikun, autori është eliminuar”, tha ai në një intervistë.

Sipas kryebashkiakut të Pragës Bohuslav Svoboda, sulmuesi ra nga ndërtesa dhe vdiq pasi fillimisht qëlloi veten me armë. Megjithatë Policia ende nuk ka specifikuar mënyrën e asgjësimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë