Bota

Ekzekutoi me armë mbi 15 persona në Pragë, pak orë para ngjarjes David Kozak vrau edhe të atin

Sipas mediave vendase, pak orë para ngjarjes është gjetur trupi i pajetë i babait të 24-vjeçarit, që dyshohet se është ekzekutuar nga ai.

Nga Gazeta 'Si'-Të tjera detaje dalin lidhur me ngjarje e rëndë të ndodhur në Pragë, ku 24-vjeçari David Kozak ka vrarë me armë mbi 15 persona, dhe më pas dyshohet se është vetëvrarë.

Sipas mediave vendase, pak orë para ngjarjes është gjetur trupi i pajetë i babait të 24-vjeçarit, që dyshohet se është ekzekutuar nga ai.

Drejtuesi i policisë, Martin Vondrášek, tha në një konferencë për shtyp se ka më shumë se 15 të vdekur dhe 24 të plagosur, por se këto mund të mos jenë shifra përfundimtare.

“Policia e Çekisë ka marrë informacion në orën 12:20 se një 24-vjeçar duhej të shkonte në Pragë, duke thënë se donte të vetëvritej. Në orën 12:45 kemi marrë informacion se në të njëjtin fshat është gjetur një i vdekur, babai i të dyshuarit”,  tha Vondrášek, duke shtuar se policia shumë shpejt zbuloi se i dyshuari ishte student në Fakultetin e Arteve.

Policia thuhet se nisi menjëherë kërkimet për të dyshuarin, 24 vjeçarin David Kozak.

“Në orën 14:59 morëm informacionin e parë për të shtënat në godinën e Fakultetit të Arteve këtu në sheshin Palach. Patrullat e para dolën në vendngjarje brenda pak minutash, njësiti i emergjencës për 12 minuta dhe në orën 15 e 20 minuta nga policët që ndërhynë morëm informacionin se trupi i pajetë i të qëlluarit është gjetur në trotuarin e kësaj ndërtese të shkollës”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë