Bota

Dinamika e sulmit në Pragë/ Autori kaloi nëpër korridoret e Fakultetit. Studentët tentuan të shpëtojnë duke u ngjitur në parvaze (Foto)

Nga Gazeta 'Si'-Praga është tronditur mesditën e sotme nga një sulm i armatosur, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën të paktën 14 persona, ndërsa janë plagosur më shumë se 30 të tjerë.

Sipas raportimit të mediave vendase, thuhet se autori ka hyrë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Pragës, ndërsa në duar mbante armën, që dyshohet ishte snajper. Autori ka kaluar me armën në dorë nëpër korridoret e Fakultetit duke terrorizuar studentë dhe stafin akademik.

Më pas thuhet se ai është ngjitur në katin e katërt, ku dhe dyshohet se ka qëlluar prej së largu. Nxënësit të kapur në panik kanë tentuar që të shpëtojnë duke u fshehur jashtë dritareve, në parvaze, apo edhe duke tentuar të zbresin nga ballkonet.

Ndërkohë kryebashkiaku i Pragës ka deklaruar se dyshohet se autori ka vdekur pasi ka qëlluar veten me armë dhe më pas ka rënë nga lartësia.

Një email që i është dërguar stafit të universitetit, ka paralajmëruar personelin për të shtënat.

“Qëndroni në vend, mos shkoni askund nëse jeni nëpër zyra, mbyllni dyert me orendi dhe ndalni dritat”.

Aktualisht autoritetet e kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah, ku është ndërtesa e fakultetit, dhe zonën përreth.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë