Interviste

Si u ndalua shpërbërja e shqiptarëve të Maqedonisë?

Në një moment kyç që do të përcaktonte të ardhmen e Maqedonisë, edhe një parti e vogël ia doli të vendoste të drejtat e shqiptarëve në krye të agjendës së qeverisë së vendit fqinj. Lëvizja Besa dhe dy deputetët e saj në parlamentin maqedonas u zotuan të votonin kundër marrëveshjes së emrit me Greqinë, nëse në dokumentet e reja të qytetarëve shqiptarë atje nuk do të përcaktohej shtetësia e tyre dhe e të gjitha grupeve të tjera etnike në Maqedoni.

Kërkesat e kreut të kësaj partie, zotit Bilall Kasami, hapën një front të ri përplasjesh mes shqiptarëve dhe opozitës nacionaliste maqedonase, VMRO DPMNE, por ndaluan atë që ai e konsideron si një “tentativë për të shpërbërë shqiptarët e Maqedonisë”.

Në një intervistë me shkrim për Gazetën "Si" ai shprehet si cilësimi i shqiptarëve si “shtetas maqedonas” do t’u kishte lënë gjeneratave të ardhshme një bombë të kurdisur që do mund të kishte pasoja të mëdha për identitetin e tyre.

Duke folur dy javë përpara referendumit të emrit në Maqedoni, Kasami paralajmëronte në shtator se vendin fqinj kishte tentativa të forta politikë për tjetërsimin e identitetit shqiptar.

“Ka lëvizje në Maqedoni që po punojnë për tjetërsimin e identitetit shqiptar, të cilat fatkeqësisht po gjejnë elementë edhe brenda trungut shqiptar. Ka tentativa dhe fraksione që shfrytëzojnë gjithë strukturwn shtetërore dhe politike në të cilën ka udhëtuar Maqedonia ndër vite, për të përcaktuar kombësinë maqedonase si identitet etnik të të gjithë qytetarëve të saj. Kjo është shumë e rrezikshme për ne si shqiptarë pasi nuk jemi komunitet apo minoritet, jemi një popull me elemente të forta, të cilat në disa raste janë edhe me të fuqishme se ato të vetë popullit maqedonas, të cilët kanë shpesh probleme identiteti,” paralajmëronte kreu i Besës, duke parashtruar problemet që do të sillte marrëveshja me Greqinë për shqiptarët. Kjo konjukturë shfrytëzohet sa herë që flitet për drejtimin që do të marrë Maqedonia, në Lindje apo në Perëndim, ap në momentin kur në lojë futen aktorë të rëndësishëm si Rusia, për të trembur shqiptarët dhe për t’u thënë: ose do të jeni maqedonas ose Maqedonia do të marrë një drejtim tjetër nga ai i integrimit euroatlantik, theksonte ndër të tjera ai.

Këto deklarata morën kuptim më shumë se kurrë në fillim të 2019-ës, kur në përpjekje për të mbajtur tetë deputetët e opozitës, qeveria social-demokrate e Maqedonisë ishte e gatshme të shpallë si qytetarë maqedonas, edhe përbëjnë gati një të tretën e popullsisë së vendit fqinj.

Billall Kasami

Është e rrallë që një forcë politike në Maqedoni të vendosë identitetin shqiptar në krye të agjendës politike të qeverisë? A do të ndalet Lëvizja Besa në misionin e saj apo do kërkojë në vazhdimësi plotësimin e kërkesave të tjera që i keni drejtuar qeverisë?

Pikërisht një nga pikat kryesore të marrëveshjes që arritëm me Qeverinë ishte edhe vazhdimi i angazhimit dypalësh  për të artikuluar dhe gjetur zgjidhje për gjitha çështjet e hapura që kanë të bëjnë me statusin e barabartë të shqiptarëve. Kështu që misioni jonë vazhdon deri në realizimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Pas ditë të tëra negociatash dhe tensionesh arritët një marrëveshje me kryeministrin Zoran Zaev. Çfarë ju premtoi kreu i qeverisë për përmirësimin e jetës së shqiptarëve

Ne jemi munduar të ruajmë gjakftohtësinë dhe të arrijmë deri një kompromis të përbashkët. Nuk na kanë mjaftuar vetëm premtimet nga ana e Qeverise pasi e dimë se shpesh premtimet kanë qene boshe. Arsyeja pse u arrit një zgjidhje e përbashkët ishe dhënia e garancive të shkruara nga ana e qeverisë, dhe zyrtarizimi i tyre. Marrëveshja u bë publike dhe u publikua  në faqen zyrtare të qeverisë, dukë ia lënë kështu barrën publike për realizimin e kësaj marrëveshje. Me fjalë tjera nga kjo marrëveshje Lëvizja Besa arriti këto çështje:

1. Shtetësia për shqiptarët garantohet

2. Në letërnjoftime do qëndrojë SHQIPTAR

3. Diasporën shqiptare nga Maqedonia e futëm në Kushtetutë

4. Nuk mbyllëm kapitullin për të drejtat e shqiptarëve

5. Lëvizja Besa vulosi ardhmërinë e Maqedonisë Veriore në NATO. 

• “Shqiptarët e Maqedonisë të kërcënuar nga Rusia”

Bilall Kasami dhe Zoran Zaev

A keni qenë nën presion nga faktorë të brendshëm ose të jashtëm për të t’u tërhequr nga kërkesat tuaja ndaj qeverisë social-demokrate?

Po kemi diskutuar edhe me faktorët e jashtëm. Le të themi që faktori i brendshëm politik ishte koalicioni qeveritar bashkë me partitë shqiptare të cilët ishin rreshtuar në krah të kryeministrit, por ne si Lëvizje BESA rezistuam.

Në një intervistë disa muaj më pare keni folur për tentativa  për të shpërbërë shqiptarët e Maqedonisë. A mendoni se përpjekja për t’i cilësuar shqiptarët si “qytetarë maqedonas të Maqedonisë së Veriut” ishte një tentativë  e tillë?

Po dhe ishte pikërisht kjo tendencë ajo që na bëri të kembngulni për garantimin e se shqiptarët nuk do cilësoheshin si shtetas maqedonase, duke kaluar ligjin që në kartën e identitetit të shqiptarëve teë vendoset edhe kombësia. Kështu që në kartat e identitetit net ë ardhmen ne do të quhemi“shqiptar”

Një nga kërkesat e Lëvizjes Besa ka qenë edhe zyrtarizmi i ligjit të gjuhës shqipe? Cila është garancia që ju ka dhënë nga qeveria për këtë çështje?

Kryeministri Zaev na kërkoi mirëkuptim se kjo hapja e kësaj cështjeje dhe zyrtarizimi i saj në Kushtetutë nuk ka të bëjë me Marrëveshjen e Prespës dhe çdo temë jashtë kësaj marrëveshje do të bënte që Maqedonia të humbte afatin kohor për integrim në NATO. Por ne e detyruam qeverinë të pranojë se këto çështje nuk janë zgjidhur dhe se në ndryshimet e ardhshme të kushtetutës do diskutohet edhe për këto detaje.

• Maqedonas apo shqiptar? Lufta që mban peng “Prespën”

Bilall Kasami

A jeni mbështetur nga partitë e tjera shqiptare në Maqedoni? Si do ta konsideronin qëndrimin e BDI-së?

Fatkeqësisht shqiptarët janë neglizhuar gjatë gjithë kësaj kohe falë heshtjes së BDI-së. Mbështetje nga partitë politike shqiptare nuk kemi pasur, por me dy deputetët tanë, arritëm pothuajse të pamundurën.

A mendoni se pa ndërhyrjen e Besës, identiteti i shqiptarëve në Maqedoni do të “tjetërsohej” me kalimin e viteve? Sa i rrezikshëm ishte ky moment për shqiptarët?

Nëse nuk vendosnim normën kushtetuese për të mbrojtur çështjen e shtetësisë të jeni të bindur se pas shumë viteve gjeneratave pas ne do linim një bombë të kurdisur që do mund të kishte pasoja të mëdha për identitetin e shqiptarëve në Maqedoni.

A mendoni se Marrëveshja re Prespës do të ratififkohet edhe nga parlamenti grek? Nëse jo, çfarë do të sillte ky zhvillim për Maqedoninë 

Në bazë të asaj që kam parë në mediat greke besoj se ratifikimi në Greqi do kalojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë