Drejtësia

Përplasi me skaf 7-vjeçaren në Potam, Prokuroria e Vlorës kërkon 15 vite burg për ish-policin Arjan Tase

Gazeta Si - Prokuroria e Vlorës ka kërkuar 15 vite burg për ish-polici Arjan Tase, i cili dy vite në gusht 2022 aksidentoi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia në Potam të Himarës.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se Tase ka qenë në drejtimin e mjetit lundrues me dy motorë dhe ka shkuar me shpejtësi në drejtim të vajzës dhe babait të saj. Fatkeqësisht e mitura ndërroi jetë në vend. Tase akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje”.

E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

"Në lidhje me të pandehurin Arjan Tase, nga analiza e akteve të administruara gjatë hetimit, kqyrja e vendit të ngjarjes, e pamjeve filmike, provohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale të “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal në formën e dashjes indirekte", njofton Prokuroria e Vlorës.

Në 1 dhjetor, Gjykata e Vlorës ndau dosjen e ngjarjes së gushtit të vitit 2022 në Himarë. Ish-punonjësi i policisë, u gjykua më vete, pa 8 punonjësit e tjerë të policisë së Himarës, nën akuzë për shpërdorim detyre.

7-vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën në gusht të 2022, tragjikisht në plazhin Potam të Himarës, teksa po lahej në det, pasi u godit nga me skaf nga Arjan Tase, i cila në kundërshti me rregulluat, po lundronte brenda kordonit të sigurisë me shpejtësi.

Jonada me origjinë nga Tropoja kishte ardhur me pushime me prindërit e saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetonin në Angli.

Ngjarja tronditi opinionin publik në të gjithë Shqipërinë të cilët u ngritën në protesta për javë me radhë. Për këtë ngjarje është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë