Drejtësia

Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi, i akuzuar për abuzim me të mitura

Gazeta Si - Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e mjekut Dervish Hasi për heqjen e masës së sigurisë,  i akuzuar për trafikimin e të miturve dhe pornografi, që u la në fuqi nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm më 7 shkurt të këtij viti.

Sipas hetimeve, 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno. Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se të pestë personat kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku.

E mitura 16-vjeçare kishte 2 vite që frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë. Ai ka deklaruar se është besimtar dhe kishte edhe tre partnere të tjera.

Paraprakisht dyshohet se ai e ka manipuluar me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.

E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Pas arrestimit të mjekut 42-vjeçar uniformat blu sekuestruan edhe celularin ku në të janë gjetur filmime me përmbajtje erotike të 3 grave të Dervish Hasit, por edhe të vajzës 16-vjeçare.

Asnjë nga gratë e tij nuk ka pranuar të flasë para hetuesve dhe nuk kanë treguar asgjë në lidhje me ngjarjen para policisë.

Edhe vetë 42-vjeçari Hasi, në pjesën më të madhe të pyetjeve të policisë është shprehur me “po” ose “jo”, duke mos dhënë detaje të plota për ngjarjen edhe pse ka thënë se vajzën nuk e ka detyruar njeri.

16-vjeçarja prezantohej nga Hasi si gruaja e tij të katërt. Familjarët e vajzës janë shprehur se në fillim kanë qenë pjesërisht dakord dhe nuk kishin zgjidhje tjetër për shkak se vajza ishte e bindur nga Hasi dhe, siç thanë ata, “kishim frikën e ndonjë veprimi nga ana e saj”.

Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit, akuza që nuk u provuan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë