Drejtësia

Burg për Thoma Mastorën, autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Dropull: Nuk jam unë vrasësi

Gazeta Si - Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka vendosur masën e sigurisë "arres në burg" për Thoma Mastora, autorin e vrasjes së çiftit të moshuar në Bodrisht, Dropull, 84 vjeçarin Kosta Ilia dhe gruan e tij Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Mastora ka përsëritur të njëjtën frazë edhe me seancën e sotme duke deklaruar para trupës gjykuese se ai nuk është vrasësi. “Nuk e kam bërë unë, gjejeni vrasesin por s’jam unë”- ka thënë Mastora.

Kryesuesja e seancës Mariola Beluli fillimisht i ka dhënë fjalën Blerina Musabelli prokurores së çështjes e cila ka sqaruar te gjithë ngjarjen e të premtes se kaluar kur Mastora kreu krimin monstruoz dhe ofruar provat materiale e shkencore. Musabelli kërkoi burg pa afat për Mastoran.

Ndërsa avokati i vendosur nga shteti Jorgo Kasapi ne seance ka kundërshtuar akuzën duke thënë se Mastora është i pafajshëm pasi nuk ka qenë ai autori i krimit. Megjithatë kjo s’ka mjaftuar për gjyqtaren Beluli e cila dha masën e arrestit burg pa afat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë