Ekonomi

Si do rinisë ekonomia? Berlini e ka një plan

Si veprohet për ta rinisur aktivitetin e një ekonomie që ka qënë e paralizuar nga pandemia? Përgjigja është: me shumë e shumë kujdes.

Ndonëse pandemia e koronavirusit vazhdon të përhapet nëpër botë qeveritë europiane po nisin të mendojnë se si ti hapin fabrikat, zyrat e shkollat duke minimizuar shanset e një përhapje të mëtejshme. Austria të hënën është shprehur se gradualisht do të niste ti rihapte dyqanet pas pashkëve duke u bërë kështu vendi i parë në Europë që ndërmerr këtë iniciativë.

Presioni po rritet tek qeveritë që ti japin një përgjigje planeve të tyre si rezultat i akumulitmit të kosotove ekonomike prej masave të marra të izolimit. Gjithashtu kjo rritje e kostove ekonomike po shoqërohet e me një frikë te qytetarët se ushqimet dhe sistemi shëndetësor do të goditen nëse këto kufizime vazhdojnë për një kohë të gjatë.

Ndonëse karantinat pritet të vazhdojnë e për disa javë (madjë në disa vende e për disa muaj) një planifikim i detajuar tashmë mund të mbrojë ata qytetarë që janë vulnerabël si dhe të ndihmojë ekonominë të ringrihet më herët kur masat izoluese të nisen të lehtësohen. Por nëse veprohet gabim kjo mund të çojë në një përhapje të mëtejshme të virusit e si rezultat pasjen e kostove më të mëdha shëndetësore për jetët e qytetarëve si dhe ekonomike të vendit.

Në Gjermani ku 100,000 individë kanë rezultuar pozitivë nga koronavirusi dhe rreth 1,600 kanë ndërruar jetë, një grup ekonomistësh, avokatësh, dhe ekspertësh mjekësorë janë duke rekomanduar për një ringritje graduale të ekonomisë më të madhe europiane e cila do t’i lejojë industritë specifike dhe punonjësit të rinisin punën, teksa hapa për të ndaluar virusin merren.

Një dyzinë akademikësh shkruajnë në një raport të publikuar javën e kaluar nga Ifo, Institut për kërkime ekonomike se ata nuk presin një vaksinë apo trajtim efektiv mbi koronavirusin të jetë në dispozicion përpara 2021-shit. Si rezultat Gjermania duhet që ta qasë luftën ndaj virusit si një “maratonë se sa një sprint”.

Gjermania ka urdhëruar mbylljen e shkollave, restoranteve, këndeve të lojrave, ambienteve sportive dhe shumicës së dyqaneve gjer të paktëm më 20 prill. Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert u shpreh të hënën se nuk mund të jepet akoma një parashikim i saktë mbi ngritjen e mazave izoluese. Insitituti Ifo parashikon se një goditje prej 20% të GDP-së mund të pritet këtë vit nëse këto masa kufizuese vazhdojnë për 3 muaj.

5 prill, një njeri me maskë duke ecur natën në Berlin të Gjermanisë. Foto: Maja Hitij/Getty Images

Si të riniset ekonomia ?     

Qeveria Gjermane është duke shpalosur paketën ekonomike të shpëtimit me vlerë prej 750 miliardë euro e cila përfshin masa për të nxitur kredidhënien të bizneset dhe mbështetje për punëmarrësit që për momentin nuk po punojnë. Paketa është një nga më të mëdhajat në botë përsa i përket vlerës financiare.

Raporti i Ifo sugjeron se vendi duhet që të krijojë një task forcë kombëtare me ekspertë dhe përfaqësues nga publiku të cilët mund të japin rekomandimet e tyre në lehtësimin e masave kufizuese përsa i përket punës dhe jetës publike si dhe kur industritë duhet që të rinisin prodhimin.

Telekomunikacioni dhe prodhimi i automjeteve të cilat i japin vlerë më së shumti ekonomisë duhet që të marrin prioritet. Sipas raportit dhe punët që lehtësisht mund të bëhen nga shtëpia të vazhdojnë përmes kompjuterit e pajisjeve të tjera dixhitale.

Çerdhet, kopshtet e shkollat duhet të hapen relativisht më herët pasi të rinjtë rrallë kalojnë simptoma të rënda dhe prindërit nuk mund të punojnë nëse qëndrat e kujdesit të fëmijve dhe shkollat nuk funksionojnë e qëndrojnë të mbyllura.

Jo klubeve dhe eventeve të mëdha

Kompanitë që bëjnë produkte të kujdesit shëndetësor duhet të rihapen shpejt, ndërsa hotelet dhe restorantet duhet të lejohen të hapen nëse në to do të tregohet një kujdes i madh dhe i kontrrolluar pasi është e vështirë për njerëzit që në kësi lloj ambientesh të mbajnë distancën me njëri tjetrin.  Diskot dhe klubet duhet të mbeten të mbyllura për momentin si dhe eventet me numër të madh spektatorësh.

Ekspertët gjithashtu mendojnë se standarde të ndryshme të vihen për rajone të ndryshme. Në zonat me numër të ulët të infektuarish mund të aplikohen lehtësimet e masave kufizuese. Gjithashtu me kalimin e kohës rajonet ku popullisa ka ndërtuar një lloj imuniteti mund të lejohet të operojë me më pak kufizime.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë që Gjermania të organizojë një rritje masive në pordhimin e veshjeve mbrojtëse dhe maskave si dhe nxitje të kapaciteteve prodhuese të ilaçeve  dhe vaksinave.

Pas rekomandimeve të task forcës politikanët dhe drejtuesit e bizneseve duhet që të jenë ata që marrin vendimin final në lidhje me ngritjen e masave kufizuese.

Të mësojmë nga Kina

Vendet që po përpiqen të rinxisin ekonominë duke ndaluar njëkohësisht valën e dytë të infeksioneve që mund t’i kanoset vendit mund t’i hedhin sytë nga Kina për të mësuar më shumë se çfarë funksionon apo jo.

Kina ka pësuar kontraktimin e parë ekonomik pas disa dekadave e kjo ka ndodhur në tremujorin e parë pasi qeveria vendosi masat drastike për të mos lejuar përhapjen masive të virusit. Vendi ka nisur një plan agresiv për të shpëtuar ekonominë duke lançuar politika dhe fushata të ndryshme që kanë si qëllim rikthimin e qytetarëve në punë, inkurajimin e konfidencës së bizneseve dhe mbrojtjen e shumë prej kompanive nga dështimi. Pekini po shpenzon me miliarda dollarë në pajisje mjekësore si dhe në investime për të mundësuar infrastrukturën e duhur që do të hapë më shumë vende pune. Gjithashtu ka hequr shumë bllokada nëpër rrugë si dhe po i lejon njerëzit të udhëtojnë më lirshëm në zonat në të cilat virusi duket se ka rënë ndjeshëm.

Por është shumë herët për të thënë se gjithçka ka mbaruar e situata është në rregull tani. Pikëpyetje të reja po ngrihen mbi besueshmërinë e të dhënave statistikore që qeveria kineze ka publikuar mbi të infektuarit. Ndërkohë shumë biznese kanë vrapuar për në punë duke hapur aktivitetet e tyre e duke komplikuar kështu përpjekjet e rimëkëmbjes ekonomike. I tillë ishte rasti i një prej prodhuesve më të mëdhenj të titaniumit i cili rihapi fabrikat në shkurt po u detyrua ta mbyllë përsëri fabrikën pasi punonjësit e tij u infektuan.

Burimi: CNN


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë