Analize

Europa përgatitet të dalë së shpejti nga karantina!

Javëve tragjike që na kanë mbyllur të gjithëve mes shqetësimit dhe sigurisë në shtëpitë tona pritet t’u vijë gradualisht fundi. Edhe pse pandemia e koronavirusit ka shkaktuar krizën më të rëndë pas Luftës së Dytë Botërore, ekspertët janë në një mendje të se më e keqja ka kaluar.

Qeveritë europiane kanë filluar të shohin përpara dhe të përgatiten për fazën pas bllokimit, ndërkohë që përhapja e epidemisë në kontinent duket se ka marrë një kthese të madhe. Qendra e pandemisë duket se është zhvendosur tanimë në SHBA, ku Shtëpia e Bardhë po përgatitet për “pikun e viktimave”.

Austria të hënën u bë vendi i parë i BE që njoftoi publikisht planet për të hequr kufizimet e lëzisjes në mënyrë që t’i jepte fund gradualisht karantinës. “Qëllimi ynë është që nga 14 prilli dyqanet më të vogla se 400 metra katrorë të mund të hapen përsëri, në kushte të rrepta të sigurisë,” tha kancelari, Sebastian Kurz.

“Nëse plani i qeverisë shkon jep efekte, të gjitha bizneset mund të rihapen më 1 maj, përvec hoteleve dhe restoranteve që priten të hapen nga mesi i majit”, tha Kurz, duke shtuar se gjithçka do të varet nga fakti nëse qytetarët vazhdojnë t’i binden rregullave për distancën sociale edhe këtë javë.

Edhe Danimarka ka vendosur të rihapë cerdhet, kopshtet dhe shkollat për fëmijë nga klasa e parë deri në të pestën duke filluar nga 15 prilli nëse numri i rasteve të koronavirusit dhe vdekjeve mbetet i qëndrueshëm.

Në Gjermani, kancelarja, Angela Merkel, tha të hënën se pandemia koronavirus ishte “testi më i madh i BE që nga themelimi i saj” dhe falënderoi gjermanët që ndoqën udhëzimet e qeverisë. Por ajo shtoi se ishte ende shumë herët për të caktuar një datë për heqjen e bllokimit të vendit. Sidoqoftë, Gjermania raportoi për të katërtën radhazi uljen e rasteve, një dokument i ministrisë së brendshme të zbuluar zbuloi një listë të masave që priten të hiqen pas 19 prillit, duke iu rikthyer gradualisht jetës publike.

Masat që do të mbahen në fuqi pas 19 prillit përfshijnë detyrimin për të veshur maska në publik, anulimin e tubimeve publike dhe gjurmimin e 80% të njerëzve që mund të kenë rënë në kontakt me një person i infektuar brenda 24 orëve nga diagnostikimi. Megjithatë, hapi i parë për rikthimin e normalitet pritet të jetë rihapja e shkollave, heqja e kontrolleve të rrepta nga një qytet në tjetrin dhe rihapjen e pjesës më të madhe të bizneseve Si disa vende të BE-së, Austria dhe Gjermania janë mbështetur tek aplikacionet e telefonisë celulare për të gjurmuar lëvizjet e qytetarëve, duke i paralajmëruar apër rreziqet e mundshme të infeksionit.

Spanja, e cila është radhitur e dyta me numrin më të lartë të vdekjeve Covid-19 në botë deri tani pas Italisë, gjithashtu raportoi një rënie të numrit të rasteve të reja për të katërtën ditë radhazi, si dhe rënie të numrit të pacientëve të shtruar në spital. Edhe pse rregullat e rrepta të kufizimit të lëvizjeve të vendosura më 14 mars do të qëndrojnë në fuqi deri më 26 prill, qeveria spanjolle njoftoi të hënën se po planifikon të zgjerojë testimet për koronavirusit për të përfshirë edhe ata që nuk shfaqin simptoma, ndërkohë që lehtësonte gradualisht masat e bllokimit.

“Ne jemi duke u përgatitur për një lehtësim të masave të karantinës, periudhë gjatë të cilës do të jetë shumë e rëndësishme të dimë se kush është i infektuar ,” tha ministri i jashtëm, Arancha González Laya. Italia të hënën raportoi 636 viktima, afërsisht 100 më shumë se një ditë më parë, por numri i rasteve të reja erdhi duke rënë për të gjashtën ditë radhahzi. Numri i rasteve të reja pozitive të hënë n në Italia iste nën 2.000, ose 2.1%. Ministri i shëndetësisë, Roberto Speranza, i tha të përditshmes “La Repubblica” se periudha e ardhshme do të ishte e vështirë, pasi Italia ishte ende në pikun e epidemisë.
“Na presin javë të vështirë përpara,” tha ai. “Detyra jonë është të krijojmë kushte për të jetuar me virusin, të paktën derisa të krijohet një vaksinë.

Ndërkohë, numri i përditshëm i viktimave në Francë, e cila hyri në karantinë më vonë se Spanja dhe Italia, pësoi gjithashtu rënie të dielën. Franca kishte 357 viktima krahasuar me 441 në 24 orët e mëparshme. Ministria e Shëndetësisë tha se numri i pacientëve të shtruar në spital dhe atyre në kujdes intensiv gjithashtu ishin në rënie, por paralajmëroi se ishte akoma thelbësore që të vazhdojnë të respektojnë masat e rrepta të izolimit.

Sipas gjurmuesit të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka arritur në më shumë se 210 vende dhe territore në të gjithë botën, duke infektuar 1.28 milion njerëz dhe duke vrarë më shumë se 70,000 mijë persona. Gati gjysma e popullsisë së botës po jeton në izolim.

Por ndërkohë që Europa po përgatitet të lërë pas më të keqen, SHBA-ja po përgatiten për atë që presidenti Donald Trump e ka përshkuar si “ndër javët më tragjike në historinë e SHBA-ve.”

“Presim që dy javët e ardhshme të arrijnë pikun e infeksioneve dhe të atyre që kanë nevojë për kujdes intensiv dhe kështu për fat të keq, edhe pikun e viktimave”, tha Adm Brett Giroir, anëtar i task-forcës së koronavirus i Shtëpisë së Bardhë, duke ngritur alarmin në veçanti alarmi për Nju Jorkun, Nju Xhersin, Connecticut dhe Detroit.

SHBA-ja ka deri më tani 336,000 raste të konfirmuara me koronavirus, duke në momentin qe flasin gati në Amerikën po humbin jetën dy herë më shumë pacientë në ditë sesa në Spanjë dhe Itali. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, António Guterres, të hënën u kërkoi qeverive të mbrojnë gratë nga ato që ai e përshkroi si një rritje të tmerrshme të dhunës në familje, si pasojë e masave të pandemisë së koronavirusit. “Për shumë gra dhe vajza, kërcënimi më i madh është atje ku duhet të jenë më të sigurta: në shtëpitë e tyre,” tha ai. /”The Guardian”/

Më Shumë