Ka ndodhur

Konflikt mes zjarrfikësve në Kavajë, 52-vjeçari kërcënon me thikë dy kolegët e tij

Gazeta Si- Një 52-vjeçar, punonjës i Shërbimit Zjarrfikës në Kavajë, ka kanosur me thikë dy kolegë të tij në repartit pas një konflikti.

Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila në një njoftim për mediat, thotë se ka referuar në prokurori punonjësin 52-vjeçar i cili kërcënoi kolegët.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës) ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës materialet procedurale në ngarkim të punonjësit të MZSH-Kavajë, T. R., 52 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosje”. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe deklarimeve të marra, rezulton se shtetasi T. R. ka kanosur me thikë pas një konflikti të çastit, dy kolegët e tij, të cilët ndodheshin në krye të detyrës”, tha AMP në një njoftim për mediat.

Sipas burimeve, ngjarja ndodhi pasditen e të hënës dhe në konflikt u përfshinë dy punonjës.

Në sherr e sipër, 52-vjeçari, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur, mori thikën e tentoi ta godasë kolegun me të cilin po grindej. Gjatë kësaj kohe, ai kërcënoi edhe një tjetër punonjës, i cili ndodhej në detyrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë