Ekonomi

Besimi në ekonomi / Konsumatorët shqiptarë gati për blerje të mëdha. Ndërtuesit presin rënie të aktivitetit

Nga Gazeta 'SI' - Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonomi u rrit edhe për muajin prill, me 6.6 pikë.

Përveç sektorit të ndërtimit, të gjithë të tjerët janë optimistë për aktivitetin e biznesit të tyre.

Konsumatorët shqiptarë, raporton Banka e Shqipërisë, shprehen të gatshëm të kryejnë blerje të mëdha dhe presin lehtësim të çmimeve. Besimi i konsumatorëve në ekonomi u rrit me 4.6 pikë përqindje dhe ata presin një situatë më të mirë ekonomike, por rënie të punësimit.

Treguesi i besimit në tregti ka shënuar rritjen më të lartë të të gjithë treguesve këtë muaj, me rreth 9.3 p.p. Kjo rritje e fortë u ndikua kryesisht nga vlerësimet optimiste mbi ecurinë aktuale të biznesit si dhe pritjet për punësimin.

Treguesi i besimit në shërbime u rrit ndjeshëm me 8.2 p.p. Në këtë rritje kontribuuan performanca aktuale e aktivitetit të bizneseve si dhe rritja e nivelit të kërkesës nga konsumatorë.

Besimi për bizneset e industrisë u rrit me 3.5 p.p dhe ata presin aktivitet të shtuar në të ardhme si edhe rritje të punësimit. Këto subjekte nuk do t’i ndryshojnë çmimet e tyre.

Për ndërtuesit, besimi në ekonomi ra për të dytin muaj radhazi, me 0.7 p.p pasi pritet rënie e kërkesës. Nga ana tjetër, këto biznese presin rritje të çmimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë