Ekonomi

1.5 mln të huaj vizituan Shqipërinë në tremujor. Shtohen udhëtarët me qëllime biznesi

Nga Gazeta 'SI' - 565 mijë të huaj e vizituan Shqipërinë gjatë marsit 2024, duke u rritur me pothuajse 50% nga marsi 2023. Në tre muaj, 1.5 mln të huaj hynë në territorin shqiptar.

INSTAT raporton se në total, bashkë me shqiptarët, në Shqipëri u futën 1.15 mln vizitorë në muajin mars. Ky tregues është rritur me 36%.

Daljet për të njëjtën periudhë janë në nivele të përafërta me hyrjet.

Vizitorët nga Europa janë ata që kryesojnë listën e hyrjeve në Shqipëri, me 540 mijë, pasuar nga Amerika me 14.3 mijë dhe Azia e Paqësori me 5.2 mijë.

Rritje pothuajse të njëjtë, rreth 45% në raport vjetor, kanë shënuar vizitorët për qëllime personale dhe për pushime. Ndërkohë ka një rritje më shumë se 100% të udhëtarëve të biznesit. Ata që e përdorin Shqipërinë si vend tranziti janë shtuar me 53% në mars.

2024-a pritet të jetë vit i mbarë për sektorin turistik në vend, ndikuar nga promovimi ndërkombëtar i Shqipërisë si një destinacion i përballueshëm dhe i bukur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë