Ka ndodhur

Operacioni / Goditet grupi i trafikantëve të drogës në Tiranë, 20 persona të arrestuar. Taksistët shisnin kokainë në shkolla e lokale nate

Gazeta Si - Në një operacion antidrogë në Tiranë, janë arrestuar 20 persona, ndërsa 10 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mësohet se policia ka sekuestruar 3.5 kg kokainë, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis, 27 telefona dhe 5 automjete.

Bëhet fjalë për grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis, e cila shpërndahej në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës nga disa taksistë të licencuar në zona të ndryshme të kreyqytetit, që ishin pjesë e këtij rrjeti.

Policia njofton se 20 të arrestuarit janë: Rei Ramushi, Emiljano Birja, Abdullah Zyberi, Albjo Shkira, Kevin Nazari, Amarildo Jashari, Florjan Çepa, Ibez Zebi, Florjan Miha, Erol Bardhoshi, Andrin Bajraktari, Emiljano Maksutaj, Hamza Firi, Albi Bulku, Maringlen Kolaj, Armando Disha, Klodjan Lena, Altmir Mustafaraj, Gentjan Agaj, Flori Lime.

Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj ka dhënë detaje përmes një konference për mediat sa i takon operacionit antidrogë “Tempulli 3”, në kuadër të të cilit janë lëshuar 35 masa arresti.

Siç tha Vocaj, është goditur një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht afër shkollave dhe lokaleve të natës.

Pas një hetimi 4 mujor, theksoi ai, janë siguruar prova ligjore për dokumentimin e veprave penale për 30 shtetas. 20 persona janë vënë në pranga këtë të enjte, ndërkohë që 10 janë shpallur në kërkim.

Masa e “arrestit me burg” është caktuar dhe për 5 persona të cilët aktualisht ndodhen në qeli, pasi janë arrestuar më parë. Ata akuzohen për “prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Furnizues të këtij grupi ishin Ervis Gorellari dhe Fatjon Cici të arrestuar në shkurt të këtij viti në Astir dhe Enea Sulejmani, ilir Begaj dhe Shkëlqim Osteni të cilët u arrestuan këtë mars në një operacion në Rrugën e Kavajës.

Të dyshuarit kundërshtuan policinë dhe Enea Sulejmani u plagos pasi tentoi të godiste me makinë një prej punonjësve të policisë.

Nga zbërthimi i telefonave të të arrestuarve u zbulua se ata bashkëpunonin dhe me Ervis Shkurtën një punonjës i forcave operacionale që dyshohet se e ka mbrojtur këtë rrjet për të mos rënë në rrjetën e policisë.

E veçanta e këtij rrjeti shpërndarësish prej 35 personash që u identifikua nga policia është mënyra se si ata operonin. 5 furnizuesit merrnin banesa të ndryshme me qera ku depozitonin kokainën dhe pasi e ndanin në doza më të vogla ua jepnin shpërndarësve të cilët mbërrinin tek blerësit duke u maskuar nën aktivitetin taksi.

Një pjesë e të arrestuarve ishin taksistë të licensuar, të cilët mbulonin kryesisht zonën e Laprakës dhe Xhamllikut. 

Masat e ekzekutuara në burg ndaj shtetasve:

Envis Gorellari
Fatjon Çiçi
Enea Sulejmani
Igli Begaj
Shkëlqim Ostreni


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë