Drejtësia

Ndërtimet pa leje në Patok, Gjykata e Lezhës lë në burg drejtorin e IMT, Jetmir Mzhika

Gazeta Si - Gjykata e Lezhës ka lënë në fuqi vendimin e "arrestit me burg" për drejtorin e IMT-së në Kurbin, Jetmir Mzhika, i akuzuar se ka lejuar ndërtime pa leje në zonën e Patokut.

Po ashtu është lënë në fuqi pezullimi i 3 inspektorëve të IMT, Rivelioni Ismalaj, Shan Preci, Artur Përdoda, dhe "arrest në shtëpi" për ish drejtorin e IKMT-së, Flori Gjini.

Sipas burimeve, leja për ndërtim të paligjshëm, bëhet fjalë për subjektin e Gëzim Çelës, i njohur si "Baroni i drogës", në hyrje të Patokut, ku ishte bërë një shtesë pa leje.

Hetimet nga Prokuroria e Lezhës nën drejtim nga Sabri Kastrati, kanë zgjatur prej 6 muajsh, ku burime bëjnë me dije se është vënë nën hetim dhe kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, në lidhje me këtë çështje.

5 masat e sigurisë që janë ekzekutuar

- Jetmir Muzhika, drejtor i IMT, bashkia Kurbin- “Arrest në burg”

-Flori Gjini, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë- “Arrest në shtëpi”

-Rivelioni Ismalaj, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

-Shan Preci, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

-Artur Përdoda, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë