Ka ndodhur

Bie në gropën e ashensorit të një pallati, humb jetën 57-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si - Një 57-vjeçar ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati në Tiranë dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur këtë të enjte rreth orës 12:50 në zonën e Kinistudios dhe sipas policisë viktima ka qenë në gjendje të dehur.

Megjithatë, nuk dihet nëse ashensori ka qenë funksional ose jo para se 57-vjeçari të binte, apo nëse ka pësuar ndonjë defekt gjatë shërbimit.

“Më datë 02.05.2024, rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasi I. I., 57 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, - thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë