Njerez

Si sot 50 vjet më parë, ulja e njeriut në Hënë: Historia fantastike e Apollo 11

Gjithçka filloi si një shkrim për një revistë, por ky nuk ishte një artikull i zakonshëm. Gjatë vitit 1967 dhe 1970, revista "Life" ka shkruar për një pjesë të librit nga autori dhe gazetari amerikan Mornan Mailer. Artikulli bën fjalë për librin e famshëm me 115.000 fjalë. Vepra e cila fillimisht nisi si një shkrimi i thjeshtë, u botua më vonë si një libër dhe tani tregon një nga fragmeent më të rëndësishme të "Moonfire", kjo ishte historia Mailer, që tregonte për uljen në Hënë të Apollo 11.
"Unë kam punuar aq seriozisht sa çdo shkrimtar që njoh, për të portretizuzuar programin hapsinor në dimensione të mëdha," shkroi Mailer tek libri i tij.
"Një zjarr në Hënë", është cilësuar si vepra e parë letrare për uljen e njëriut në Hënë. Në hyrje të artikullit ë u realizua për revistë , Koum McCann, me profesion gazetar dhe shkrimtar, tregon aftësinë e Mailer, për të kthyer në prozë detajet më të fogëla të shkencës, pavarësisht ngurimit që ta, kthente këtë udhtim në një mit.
"Qëllmi i shkrimit të mirë është që shkurtimisht të tregojmë më detaje të gjithë historinë. Të shkruash në kohë, të përshkruash lëvizjet, të memorizosh çdo ngjarje, të vendosësh këtë shkrim të parin në gjithçka, qoftë edhe një herë në jetë. Dhe më pas, në të ardhmen të kujtosh gjithçka me ndershmëri, duke marrë vlerësimin e pasardhësve për veprat e tua. Privilegji i të shkruarit është se shkrimtarët bëjnë çdo gjë të gjallë. Trupin, kohën, ndjenjat, kulturën, shkencën, gjithçka është e gjallë për ne,"shkruan McCann.

McCann shpjegon se Mailer ka bërë atë që një shkrimtar di të bëjë më mirë. Ai ka kthyer çdo ngjarje në shkrim, duke i lejuar lexuesve sot të mësojnë momente të mëdha historike dhe të kuptojnë, shumë mirë se cfarë ka ndodhur në atë kohë.
Libri i Mailer fillon me një përshkrim nga një konferencë shtypi të dhënë nga austonutët e Apollo11, Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Michael Collins më 5 korrik 1969, 11 ditë përpara nisjes. Kapitulli është quajtur "Psikologjia e Astronautëve" dhe Mailer është përpjekur të futet në mendimet e atyre njerzve, të cilët kishin një disiplinë dhe guxim të jashtëzakonshëm.
Mailer shkruan: "Në përpjekje për të mbrojtur astronautët sa më shumë që të ishte e mundur nga infektimi përpara nisjes së avionit, ata u mbajtën në një dhomë të mbyllur dhe kontaktet e tyre, edhe me personelin ishin të kufizuara. Meqenëse gazetarët i përshtaten kësaj kategorie, konferenca e sotme për shtyp e i kishte vendosur, Armstrong, Aldrin dhe Collins në një kuti plastike rreth 12 metra të gjerë dhe 10 metra të lartë. Ata mund të merrnin frymë lirisht, por pa kontaktuar me askënd. Ata ishin atje për t'u përgjigjur pyetjeve në lidhje me një fenomen që 10 vjet më parë do të konsiderohej si material i papërshtatshëm, qoftë si diskutim e jo më të bëhej realitet. Burra të gjatë, me pamje të përkryer, tani do të flisnin për udhëtimin e tyre në Hënë.

Sipas Mailer, dukej se ata e kishin harruar profesionin e tyre të vërtetë dhe tashmë ndodheshin në një pozitë të jashtëzakonshme. Ndërsa, vëmëndja më e madhe natyrisht ishte tek Armstronf i cili ishte austronauti kryesor në këtë fluturim. Ai dukej i qetë dhe një drejtues i zoti.
Më pas Mailer përshkruan edhe komentet e Aldrin dhe se si moduli i hënës do të shkëputej nga anija në mënyrë që, ata të arrinin atje dhe më pas do të lidhej me modulin kryesor të komandës për t'u kthyer në Tokë. Buzz shpjegoi një sërë gjërash shkencorë , foli për parashikimet e ndryshme që mund të ndodhnin, për një shumllojshmëri të madhe të kushteve të trajektoreve, për aftësinë e tyre që të endeshin në hapsirë, të humbur përgjithmonë në jetë në atë vend të pa shkelur më parë, përpara se të kishin probleme me urinë dhe etje.
Mailer tregon me detaje fjalimin e Aldrin, pasi ishte pikërisht ai që shpjegoi se si do të ecnin në Hënë.

"Mendoj se pjesa më kritike e EVA-s(aktiviteti ekstravehikular; aktiviteti i çdo autronauti jashtë anijes kozmike) do të jetë aftësia jonë për të parashikuar dhe për të interpretuar gjërat që duket të mos jenë siç presim që ato të jenë, sepse nëse nuk i interpretojmë ato në mënyrë korrekte atëherë do të bëhen të vështira. EVA në libër nuk i referohej ecjes së austronautve në hënë, por tingujt e shkronjave "e, v, a" të cilat mendohej të frymëzonin austonautët që të kishin guxim të ecnin në një terren ndryshe nga toka, që nuk kishte as jetë, por edhe as vdekje" shkroi Mailer.
Mailer gjithashtu rrëfen momentin kur Michael Collins, i vetmi astronaut i Apollo 11 që nuk arriti të zbriste në Hënë, u pyet nga një gazetar se si ndjehej.
"Kolonel Collins, për njerëzit që nuk janë astronautë, do të duket se keni punën më të vështirë në mision, duke mos arritur dot të shkonit deri atje. Si ndiheni për këtë?," e pyeti gazetari. Mailer shkruan se ai i'u përgjigj shpejt.
"Për mua nuk është vështirë. Jam duke përë 99.9 përqind të rrugës për atje dhe kjo është diçka e mirë. Unë nuk mund të jem më i lumtur se kaq," përfundoi ai, ndërkohë që shumë të tjerë në sallë, nuk besonin në sinqeritetin e tij.
Por, Mailer tregon se edhe ky dyshim i sallës nuk mbeti pa përgjigje. Ishte Armstong, ai që foli këtë herë, duke i treguar të gjithve se puna e Collins ishte me e vështira nga të gjithë. Ai duhet të komandonte, modulin e komandës, por njëkohësisht të kishte në kontrroll edhe modulet e tjera.

"Ai duhet të bëjë punën e Aldrin dhe punën time, njëkohësisht edhe punën e tij. Është një njëri për tre punë dhe ndërsa ai kryen detyren e tij, mund të admirojë pamjen nga dritarja," u shpreh Armstrong.
Maler përfundon kapitullin e tij të parë dhe me përfundimin e konferencës, ku një gazetar bëri pyetjen për të cilën të gjithë ishin kuriozë.
"Ju keni përmendur se fluturimi juaj, do të jetë si gjtihë të tjerët, por përmban rreziqe. Çfarë do të bëni në këtë rast? Cilat janë planet tuaja nëse do të hasni një moment të vështirë? Armostrong buzëqeshi dhe shpejt e shpejt tha " Epo, kjo është një gjë e pakëndshme për t'u menduar".

Mailer tregon në librin e tij se kur u bë konferenca, shumë pak veta duartokitën, sepse ata nuk kishin besim tek "njerëzit e Hënës". Pakënaqësia ishte e madhe, por kjo ngjarje mund të përfundonte, edhe si tmerri i shekullit 20, pavarësiht se kurioziteti ishte i madh.
Mailer e përshkroi uljen e njeriut në Hënë për herë të parë, si një nisje filozofike dhe në të ai përshkruan me detaje këta burra të guximshëm dhe makineritë që u kthyen në një ngjarje historike. Ashtu siç përshkruan dhe McCann në artikullin e tij, njëjtë edhe për Mailer, ky veprim ishte fisnik dhe i çmendur njëkohësisht. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë