Mendim

Si e ka ndërtuar Koreja e Veriut komunizmin bazuar në këngë dhe valle

“Kaq i dashur për të gjithë zemrat tona është emri i lavdishëm i gjeneralit tonë; i të dashurit to në Kim Il Sung”. Kështu nis në një nga këngët më të njohura të Koresë së Veriut, kënga e Gjeneralit Kim Il Sung ", e cila nderon sundimtarin themelues të vendit dhe presidentin e përjetshëm.

Është një këngë marshuese triumfuese që etnomuzikologu Keith Howard ka dëgjuar pafundësisht kur vizitoi për herë të parë Korenë e Veriut në 1992. E njohur në të gjithë vendin, ajo luhet në transmetime lajmesh dhe këndohet nga nxënës të shkollës. Howard madje pa edhe vargje të gdhendura në shkëmbinj përgjatë shtigjeve malore në mënyrë që të frymëzonte kalimtarët.

"Kjo këngë tregon kush është Kim Il Sung, dhe e cilëson atë si personin që luftoi japonezët i vetëm," tha Howard, profesor në Studimeve Orientale dhe Afrikane në Londër. "Është shumë më e rëndësishme sesa himni kombëtar, sepse himni kombëtar është në thelb ajo që ju këndoni përr të huajt, ndërsa kjo është ajo që këndohet në Korenë e Veriut".

 Howard pranoi se puna e tij përfshin dëgjimin e një sërë këngësh "mahnitëse" që "ndoshta nuk do të dëshironit t'i dëgjonit më shumë se pesë minuta".

Por libri i tij i ri "Këngët për 'Liderët e Mëdhenj" nuk është thjesht një studim i muzikës, valleve dhe instrumenteve, është një eksplorim i mënyrës sesi ato reflektojnë dhe forcojnë ideologjinë e shtetit.

Siç sugjeron libri i Howard, Koreja e Veriut "sillet sikur i gjithë territori i saj është një teatër", një teatër i gjallë me këngë dhe valle. Dhe duke pasur parasysh kontrollin e rreptë të vendit mbi krijimtarinë, ato përdoren pothuajse ekskluzivisht si instrumente propagande, nga "lojërat olipmike" të vendit, në të cilat mijëra njerëz performojnë në union të përsosur, në klasat e shkollave, ku fëmijëve u mësohet një repertor i këngëve të aprovuara qysh në moshë të re.

Sipas profesorit britanik, kjo histori buron që nga vitet 1930, kur Koreja ishte akoma nën sundimin japonez. Japonia mbizotëronte industrinë e muzikës të Azisë Lindore, dhe muzikantët profesionistë të Koresë shpesh do të duhet të udhëtonin në studiot e Tokios dhe Kyotos në mënyrë që të regjistronin një këngë. Kjo ishte epokë që filluan të adaptojnë guerilistët komunistë, të cilët i rezistuan sundimit kolonial, duke kopjuar direkt  këngë nga grupet e tjera revolucionare të rajonit.

"Koreja e Veriut e mohon këtë dhe thotë se këngët revolucionare ishin krejt të pavarura dhe të shkruara nga njerëz të afërt me Kim Il Sung," tha Howard. "Por ato janë të njëjta me ato të Kinës ose Bashkimi Sovjetik".

Në kohën kur Kim Il Sung, gjyshi i udhëheqësit aktual, Kim Jong Un, kapi pushtetin në vitin 1948 pas ndarjes së Koresë, ai filloi të riformulojë traditat e artit. Në një fjalim të vitit 1955, ai tha se vendi i tij "nuk kishte arritur të merrte masa për një studim sistematik të historisë së vendit dhe kulturës kombëtare".

Në vend që të krijonte këngë të reja shtetërore nga e para, Kim dërgoi muzikologë në fshat për të dokumentuar muzikën popullore dhe poemat tashmë të njohura për shumë njerëz. Përkundër mijëvjeçarëve të kulturës së përbashkët në gadishullin Korean, Kim u dha përparësi këngëve që kishin origjinën nga veriu. Ai pastaj urdhëroi që ato të ribotoheshin duke përdorur tema socialiste, për t'i shërbyer qëllimeve politike.

Nga fundi i viteve 1960, djali i ri i atëhershëm i udhëheqësit Kim Jong Il bëri të munduar që arti të luante një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ndërtimin e identitetit kombëtar, duke urdhëruar prodhime skenike që rrëfenin dhe lavdëronin të kaluarën e vendit.

Kryesoret janë të ashtuquajturat Pesë Operat e Mëdha Revolucionare, të cilat bashkojnë historinë e Koresë së Veriut, së bashku me mesazhet komuniste.

E para prej tyre, "Deti i Gjakut" të vitit 1971 tregon përrallën e një fshatari që kapërcen brutalitetin japonez përpara se të bashkohej me luftën guerile kundër shtypësve të saj. "Vajza e Luleve", ndërkohë, rendit betejat e një familjeje borxhlie ndaj një pronari të pamëshirshëm të tokës, në një kritikë marramendëse të feudalizmit parakomunist.

Këto prodhime "përmbajnë gjithçka që supozohet të dini" për themelet e vendit, tha Howard.

Kim Jong Il, i cili sundoi Korenë e Veriut pas vdekjes së babait të tij në 1994, është përgjegjës për zgjerimin e spektakleve propagandistike, me shfaqje që përfshijnë dhjetëra mijëra këngëtarë, valltarë dhe gjimnastë. Të realizuar në stadiumin më të madh në botë, Stadiumin e Phenianit, shfaqjet tregojnë historinë e Koresë së Veriut në një shfaqje mbresëlënëse plot ngjyra.

“Por shfaqjet promovojnë kolektivizëm”, shpjegoi Howard. "Ato mund të jetë shumë më të thjeshta, por koreografia është komplikuar në atë masë sa që nëse një person bën një gabim, i gjithë ekipi do të dështonte".

Ideja që një regjim autoritar mund të përdorë muzikë dhe valle si mjete propagandistike, nuk është aspak një teori.

Mbi të gjitha, pothuajse çdo shoqëri institucionalizon këngë që evokojnë vlera të përbashkëta, mite kombëtare dhe ngjarje historike.

"Nuk ka asnjë provë që njerëzit po realizojnë këngë, jashtë asaj që lejohet nga autoritetet," tha Howard. "E vetmja kompani regjistruese është në pronësi të shtetit, dhe nuk ka shfaqje që do të lejoheshin jashtë asaj që është e autorizuar./CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë