Drejtësia

GJKKO konfirmon masat e sigurisë për grupin kriminal të Igli Kamberit

Gazeta Si – GJKKO ka lënë në fuqi masat fillestare ndaj grupit kriminal të Iglit Kamberit, që u godit në Itali, të akuzuar për vrasjen e një parukieri dhe pastrim parash në Shqipëri përmes trafikut të drogës.

Gjykata e Posaçme la në burg Edi Brahaj, Ergys Kastratin dhe Sajmir Pirrën.

Masa e sigurisë është ndryshuar për bashkëshorten e Igli Kamberit, Nevila Kamberi, e cila u la në “arrest shtëpie”, ndërsa shoferi që tentoi futjen e 680 mijë eurove nga Mali i Zi drejt Shqipërisë më 2025, u la në “detyrim paraqitje”.

Masa e sigurisë u është konfirmuar dhe disa prej shqiptarëve të arrestuar në Itali, mes tyre dhe kreu i grupit, Igli Kamberi: Igli Kamberi;; Idajet Kurti; Bardhok Gjergji; Sokol Fusha; Dritan Buzi.

Ky i fundit ndodhet aktualisht në burg për trafik droge dhe vrasjen e 26-vjeçarit italian, Francesco Diviesti më 25 prill 2025, ku shkak dyshohet një borxh prej 300 eurosh.

Ishin hetimet e zhvilluara për këtë ngjarje që çuan në zbulimin e rrjetit kriminal të pastrimit të parave.

Në kuadër operacionit t SPAK dhe Antimafies së Barit, me vendim të GJKKO-së u janë sekuestruar 23 pasuri familjarëve e bashkëpunëtorëve të Igli Kamberit.

Sekuestrimi është bërë për 4 biznese, 680 mijë eurove të kapura në pikën doganore të Morinës në 2025-ën të transportuara nga Lefter Nela, 10 llogarive bankare dhe 4 automjeteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë