Ka ndodhur

Plagosja e 34-vjeçarit në Tiranë, për një borxh 30 mijë euro!

Gazeta Si – Klodian kallo, autori i plagosjes me armë zjarri të 34-vjeçait Juxhin Hamajesi dy ditë më parë në rrugën “Aleksandër Moisiu, është shpallur në kërkim së bashku me 2 bashkëpunëtorët e tij.

Hamajesi u plagos në pjesën e këmbës pas një konflikti të çastit, siç deklaroi ai vetë në polici, ndërsa ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Sipas hetimeve paraprake, përplasja mes Hamajezit dhe Kallos lidhet me një konflikt të hershëm financiar. Dyshohet se 34-vjeçari i kishte marrë Kallos një automjet me vlerë rreth 30 mijë euro, pa i dhënë shumën e parave.

Nga të dhënat hetimore rezulton se Kallo kishte shkuar në lokalin e Hamajesit për t’i kërkuar paratë, duke e kërcënuar se në të kundërt do ta vriste.

Fillimisht mes tyre ka pasur debat verbal, ndërsa më pas i dyshuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të 34-vjeçarit.

Hamajezi mbeti i plagosur me një plumb në këmbë, ndërkohë rezulton me precedentë penal, pasi është arrestuar më herët për trafikim të emigrantëve klandestinë.

Në vitin 2018 ai i shpëtoi gjithashtu një atentati, ku u qëllua me armë zjarri nga Santjago Malko. Pas ngjarjes, gjatë marrjes në pyetje në spital, Hamajezi ka refuzuar të japë deklarime për grupin hetimor. Në kërkim u shpallën edhe Gjergji Lleshi dhe Lulzim Mejdani, të cilët kanë ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë