Rend dhe Ligj

Trafikoi 934 kg kokainë në Itali, ekstradohet në Shqipëri Sueld Elezi

Gazeta Si – Interpoli shqiptar, ka ekstraduar nga Italia, Suled Elezin, i njohur ndryshe si anëtar i grupit të organizuar kriminal të Elvis Doçit alias Visi i Pojës.

Sipas njoftimit, Elezi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO në kuadër të operacionit “Ura”, ku u godit grupi i Visit të Pojës të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Ndaj Elezit, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Ai akuzohet se në vitin 2020, në bashkëpunim me 2 të tjerë, ka trafikuar 2 kg kokainë në Itali, ndërsa gjatë vitit 2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar 932 kg kokainë në Itali.

Ndërkohë, nga Shqipëria u ekstradua drejt Gjermanisë, Roy Garin, 43 vjeç, banues në Izrael, i kërkuar për “organizatë kriminale” dhe “mashtrim me shuma të mëdha” në 33 raste.

Po ashtu, drejt Mbretërisë së Bashkuar u ekstradua edhe Altin Shehu, 34 vjeç, i kërkuar nga autoritetet britanike për veprën penale të vrasjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë