Ka ndodhur

Plagoset me armë 34 vjeçari në Tiranë, në vitin 2018 i shpëtoi një atentati

Gazeta Si – Një konflikt i çastit në rrugën “Aleksandër Moisiu” ka degraduar deri në përdorimin e armës. Për pasojë, ka mbetur i plagosur në këmbë Juxhin Hamajesi, 34 vjeç.

Ai u paraqit në spital pak para mesnatës së mbrëmshme, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit të plagosjes. I riu ndodhet në spital ku po merr mjekimin e duhur fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Hamajesi nuk është emër i panjohur për policinë. Ai kishte mbetur i plagosur në vitin 2018 pasi u qëllua me armë zjarri nga njeriu i Ervis Martinajt, ish-polici Santiago Malko në zonën e Kinostudios. Po ashtu, 34 vjeçari rezulton të jetë arrestuar në qershor të vitit 2021 për trafikun e klandestinëve sirianë.

“Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi J. H., rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë