Nga Gazeta ‘Si’- Aksidentet rrugore u rritën ndjeshëm në muajin prill 2026.
Sipas INSTAT, në të gjithë vendin u regjistruan 132 aksidente, nga 112 në prill 2025, ose 18% më shumë.
Edhe numri i personave të vrarë dhe të plagosur u rrit, duke arritur në 194 persona, nga 162 një vit më parë, me një rritje prej 20%.
Tirana kishte numrin më të lartë të aksidenteve, me 60 raste në prill 2026, nga 34 një vit më parë. Edhe numri i të aksidentuarve u rrit nga 48 në 78 persona. Rritje të fortë pati edhe Vlora, me 14 aksidente nga 6 në prill 2025 dhe 25 të aksidentuar nga 6 një vit më parë.
Për periudhën janar-prill 2026, në total u regjistruan 414 aksidente rrugore, vetëm 0.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i të vrarëve dhe të plagosurve ishte 585 persona, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin 2025.

Sipas INSTAT, 89.4% e aksidenteve në prill ndodhën për shkak të sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 25-34 vjeç kishte peshën më të lartë të aksidenteve, ndërsa orari më problematik rezultoi 19:00-24:00, ku u regjistruan 30.3% e rasteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje