Ka ndodhur

Shisnin heroinë dhe kokainë pranë shkollave, 17 të arrestuar në Durrës

Gazeta Si – Pas një hetimi disa mujor, 13 persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni për goditjen e prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike në Durrës. Për 4 të tjerë është caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ ndërsa 1 tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, këta persona kryesisht shisnin lloje të ndryshme drogërash si heroinë, kokainë e kanabis në ambientet e shkollave në Shijak dhe Manzë.

Gjatë operacionit, nga kontrollet fizike dhe ato nëpër banesa, janë gjetur dhe sekuestruar 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov), shuma të konsiderueshme parash, automjete dhe celularë.

Personat e arrestuar janë: Ervin Tahiri; Ervin Keçi; Fabrinio Durmishi; Hamdi Ibrahimi; Klevi Shani; Oligert Xhani; Elson Gjepali; Marjo Gjoshi; Indrit Dauti; Saimir Vezi; Ermal Çalliku; Armand Emini; Tani Muça (Ferra).

“Gjatë operacionit, sekuestrohen sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike Heroinë, Kokainë dhe Cannabis Sativa, 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov), shuma të konsiderueshme parash, automjete dhe celularë. Këta shtetas, banues në Durrës, Kavajë, Shijak, dhe në fshatra të njësive administrative Sukth, Manzë dhe Xhafzotaj, akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe/ose më shumë se një herë”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë