Treg

Rënia e yield-it të bonove – A ndikoi thirrja e Ramës për ‘ndihmë’ nga qytetarët

Nga Gazeta ‘SI’ – Yield-i për bonot e thesarit me maturim 1-vjeçar mori kthesë deri diku të papritur në ankandin e sapozhvilluar nga Ministria e Financave, në 5.8% nga 5.83% që ishte më parë.

Shuma e shpallur ishte 11.5 mld lekësh, por kërkesa arriti në 17.1 mld lekë - u pranua oferta fillestare. Kjo është hera e parë që interesi i bonove shënon rënie që nga muaji korrik i këtij viti, duke ndryshuar për herë të tretë trajektoren brenda këtij viti.

Më herët, në një komunikim me Gazetasi.al, kreu i Politikës Monetare në Bankës e Shqipërisë, Erald Themeli, tha se është ekzekutuar pjesa më e madhe e rritjes së normës bazë të interesit, duke nënkuptuar që rritjet e mëtejshme do të jenë të kufizuara ose dhe të ngadalta, duke ndryshuar dhe pritshmëritë e investitorëve në tituj.  “Nëse t’i pret që inflacioni do të rritet, atëherë t’i sillesh sikur inflacioni do të rritet dhe inflacioni rritet”, tha Themeli, duke shpjeguar se pritshmëritë për ndryshimet në tregje ndikojnë njësoj si kur ndodhin realisht. 

Megjithatë mund të ketë edhe një faktor tjetër në treg që mund të ketë ndikuar në këtë rënie të Yield-it. 

E ndodhur në presion e shërbimit të borxhit me interesa të larta qeveria i bëri thirrje individëve të blejnë bonot e saj për të patur mundësi që të marrë një çmim të lirë.

Kryeministri Rama e “fshehu” qëllimin që në fakt nuk ishte dashakeq nën aureolon e një festë për qyetarët si një mundësi investimi të mirë.

“Ju e dini që jemi në një fazë të rritjes së normave të interesit dhe për këto arsye, pavarësisht shkaqeve, rritja e normave të interesit është një avantazh për ata që investojnë në bonot e thesarit dhe obligacionet që janë me risk zero”, tha Rama në konferencë.

Në disa nga ankandet e fundit, qeveria ishte  ndjerë në presion nga investitorët të cilët kanë kërkuar të investojnë në bono në këmbim të një interesi më të lartë se ai i deklaruar. Për shkak të këtij presioni për interesa më të larta, ka pasur raste kur qeveria nuk ka mundur të gjejë të gjithë/të plotë financimin pasi çmimi i lekut ka qenë i shtrenjtë.

Ankadi i fundit është një rikthim i buzëqeshjes për qeverinë megjithëse është ende shpejt për të shpjeguar me shifra nëse ishte thirrja e saj ndaj qytetarëve apo të tjera arsye ato që ulën çmimin e bonove. 

Nuk ka ende një raportim zyrtar nëse kërkesa e rritur për bono lidhet me interesin e shtuar të individëve, por gjithsesi, ata nuk janë mbajtësit kryesorë të titujve. Deri në shtator 2022, individët mbanin 23.2 mld lekë bono thesari, 10.4% e totalit. Bankat tregtare financojnë pjesën më të madhe të këtij lloji borxhi, mbi 63%. Raportimi i radhës për këtë tregues do të jetë janarin e ardhshëm ku do të raportohet dhe nëse individët janë tërhequr nga bonot si formë investimi pa risk dhe a ishin ata komerdarja e shpëtimit për borxhin e qeverisë.

Në disa nga ankandet e fundit, qeveria është ndjerë në presion nga investitorët të cilët kanë kërkuar të investojnë në bono në këmbim të një interesi më të lartë se ai i deklaruar. Për shkak të këtij presioni për interesa më të larta, ka pasur raste kur qeveria nuk ka mundur të gjejë të gjithë/të plotë financimin pasi çmimi i lekut ka qenë i shtrenjtë.

Presioni për çmim të lartë të borxhit, vjen nga blerësit më të mëdhenj që janë bankat. Paratë e tyre zënë pjesën më të madhe të financimit në letrat me vlerë të qeverisë.

Rritja e shpejtë e yield-eve të bonove, por edhe të obligacioneve ndodhi direkt pas rritjes së normës së interesit për kredimarrjen, ku investitorët u mbështetën tek titujt si një alternativë më të sigurt dhe me kthim më të shpejtë dhe të lartë. Në të njëjtën kohë ky është edhe tregues i nevojës që ka qeveria për huamarrje, në një kohë ku dalja në tregjet e huaja ka kosto shumë më të larta. Yield-i i bonove më afatshkurtra, 3 dhe 6 mujore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë