Nga Gazeta ‘Si’- Bordi i Transparencës në mbledhjen e datës 23 maj 2026 ka vendosur ndryshimin e çmimeve tavan të karburanteve në vend.
Sipas vendimit të ri, çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa çmimi me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës është vendosur jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa çmimi me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 23 maj, në orën 13:20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së bordit, ku mund të pasqyrohen ndryshime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje