Drejtësia

Gjykata e Lartë rrëzon Shullazin dhe grupin e tij, lë në fuqi dënimin me 43 vite burg

Gazeta Si – Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Për ata, në vitin 2021, është caktuar dënimi me 55 vite burg, pasi akuzohen për gjobëvënie në kuadër të grupit kriminal.

Emiljano Shullazi është dënuar me 14 vite burg, Po ashtu, u lanë në fuqi dënimet me nga 10 vite burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën, si dhe 9 vite burg për Blerim Shullazin, ndërsa në total për të gjithë grupin mbeten në fuqi 43 vite burgim.

Sipas prokurorisë, Shullazi dhe banda e tij kanë shantazhuar një biznesmen duke i marrë 550 mijë euro dhe 30% të ish-hotel “Vollgës” në Durrës.

Ata kanë kërcënuar edhe një biznesmen tjetër me marrjen e një parkimi. Këto vepra penale, sipas Gjykatës i kanë kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjykatës, asokohe, iu deshën 53 seanca gjyqësore dhe 18 muaj gjykim për të dhënë vendim për këtë çështje.

Për njërin prej tyre, Gilmando Dani, çështja është pushuar, pasi ai ka ndërruar jetë vitin e kaluar në 11 nëntor në një atentat mafioz te rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit.

Ai udhëtonte në një makinë si pasagjer, teksa të shtënat nuk kursyen as shoferin duke e lënë të plagosur rëndë. Konsiderohej si person i rrezikshëm për shkak të ekspozimit të tij të shpeshtë në episode të përbashkëta me Shullazin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë