Treg

Bordi ul me 5 lekë naftën, do të shitet me 190 lekë/litër

Nga Gazeta ‘Si’-  Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e naftës me 5 lekë dhe do të shitet me 190 lekë/litri me pakicë. Me shumicë, çmimi do të jetë 178 lekë/litër.

Ndërsa çmimi i benzinës është ulur me 3 lekë dhe do të shitet me 179 lekë/litri për pakicën. Çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 ora  13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë