Ka ndodhur

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vjeçarin me motor

Gazeta Si – Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, në zonën e Yrshekut, ku viktimë ka mbetur një 21-vjeçar.

Sipas policisë, rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A.M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues D. G., rreth 21 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën i riu, ndërsa shoferi është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë