Treg

Ekspertët në SHBA: Rënia e yield-eve të titujve, i paraprin recesionit

Hendeku midis kostos afatgjatë dhe afatshkurtër në SHBA ka arritur pikën më të gjerë që nga vitit 1981, ndërkohë që investitorët besojnë se banka Federale do të vazhdojë të marrë masa për të lehtësuar inflacionin.

Yield-i titujve 2-vjeçarë të Thesarit ranë në 4.2% dhe ato 10-vjeçare qëndruan në 3.4%. Kjo shenjë, e njohur si inversion i kurbës së yield-it, i ka paraprirë rënieve ekonomike të SHBA-së në 50 vitet e fundit.

Thellimi i inversionit, përmbysjes, vjen pas një raporti javën e kaluar që tregonte se ekonomia amerikane vazhdoi të shtonte vende pune me një ritëm të fortë në nëntor dhe një studim i rëndësishëm që tregon se aktiviteti në sektorin e gjerë të shërbimeve po vazhdon të rritet me shpejtësi.

Ndërsa të dhënat paraqesin një tablo pozitive të gjendjes së ekonomisë, disa investitorë janë të shqetësuar se kjo do të inkurajojë bankën Federale që të vazhdojë të rrisë normat e interesit vitin e ardhshëm, pasi t'i çojë ato nga afër zeros në një interval prej 3.75 deri në 4%. Kostot më të larta të huamarrjes, nga ana tjetër, pritet të krijojnë presion mbi ekonominë dhe potencialisht të shkaktojnë një recesion.

“Tregjet po vendosnin baste se banka Federale do të detyrohej të ngadalësonte lëvizjet e saj. Viti i shkuar na mësoi se tregjet janë gjithmonë gabim në këtë parashikim”, -tha Edward Al-Hussainy, kolumnist i Columbia Threadneedle.

Zhvendosjet në tregun e titujve tregon se investitorët po lëvizin në sinkron me pritshmëritë e Fed.

Megjithëse kurba e yield-eve ka qenë duke u rrafshuar gjatë gjithë vitit, ajo u rrit në fund të nëntorit.

Hendeku midis Fed dhe tregut u bë më i dallueshëm pas fjalimit të drejtuesit Jay Powell në të cilën ai sinjalizoi se megjithëse banka qendrore e SHBA do të ngadalësonte ritmin e rritjes së normave në mbledhjen e saj të dhjetorit, ajo do ta bënte këtë për të lejuar që normat të mbeten më të larta për më gjatë. Tregjet u fokusuan tek pjesa e parë dhe jo tek e dyta.

Pas publikimit të raportit të tregut të punës, pjerrtësia në kurbën e yield-eve ra.

"Raporti i nivelit të pagave të [nëntorit] na kujtoi se tregu i punës mbetet në një pozitë shumë të mirë dhe ne presim ta shohim atë të reflektuar në një normë më të lartë," - tha Ben Jeffery, një ekspert amerikan i tarifave në BMO Capital.

E dhëna më e shpejtë e inversionit të kurbës ishte ajo e besimit të investitorëve se rritja në terma afatshkurtër e normave, do të japë rezultat në ngadalësimin e inflacionit.

Madhësia e kësaj përmbysjeje pasqyron më pas si ritmin dramatik të rritjes së normës, ashtu edhe faktin që Fed ka qëndruar me atë ritëm edhe pse investitorët kanë zhvendosur pritshmëritë e tyre për inflacionin dhe rritjen ekonomike.

“Ne mendojmë se forma e kurbës së yield-eve është një masë deri në të cilën politika monetare mund të shtrëngohet, dhe tregu mendon qartë se shtrëngimi do të vazhdojë për mjaft kohë,”- tha Mark Cabana, kreu i strategjisë së normave të SHBA në Bankë e Amerikës.

Jonathan Cohn nga Credit Suisse tha se thellimi i përmbysjes së kurbës së yield-eve sugjeron se investitorët besojnë se Fed është e përkushtuar ndaj "moderimit të inflacionit edhe nëse duhet të sakrifikojë rritjen e ardhshme ose recesionin".

"Kurba e përmbysur e yield-it është në fakt një sinjal mjaft i mirë i recesionit, pa dhënë informacion për thellësinë apo ashpërsinë e tij," tha Guy LeBas, shefi i strategjisë në Janney Montgomery Scott.

"Në këtë rast, përmbysja ndoshta po na tregon më shumë për inflacionin dhe drejtimin e rreziqeve të inflacionit sesa thellësinë ose ashpërsinë e një recesioni."

Ndërsa strategët si LeBas argumentojnë se shkalla e përmbysjes së kurbës mund të mos parashikojë drejtpërdrejt shtrirjen e recesionit të ardhshëm, thellimi aktual mund të ketë pasoja më të gjera nëse ndryshon sjellja e investitorëve.

"Aspekti më i rëndësishëm i kurbës së yield-eve është rreziku që mban ajo ," tha Gregory Peters,  në PGIM. "Është një mekanizëm vetë-përforcues."

Burimi: Financial Times, përshtati: Gazeta ‘SI’


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë