Para

Rënia e të ardhurave dhe pasiguria, frikë për të marrë kredi

Ndikim negativ negative në kushtet dhe termat e huasë kanë patur kategoritë e rrezikuara të individëve nga një mbyllje e mundshme e dytë për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Humbja e vendeve të punës, rënia e të ardhurave, perceptimi pesimist dhe i pasigurt për të ardhmen janë arguementet që bankat e nivelit të dytë japin për rënien e kërkesës për kredi nga ana e individëve në tremujorin e tretë të vitit 2020.

Raporti i Vrojtimit të Kredititmit të Bankës së Shqipërisë tregon se, kërkesa e individëve për kredi u perceptua me rënie edhe në tremujorin e tretë të vitit, si për kredinë konsumatore, ashtu edhe për financimin e blerjes së banesave.

Raporti parashikon që në tremujorin e fundit pritet një gjallërim i kërkesës për kredi në të dyja kategoritë, për financimin e konsumit dhe blerjen e banesave.

Sipas  gjykimit  të  bankave,  nevojat  më  të  ulëta  në  financimin e konsumit dhe  të blerjes  së  banesave, zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave, si edhe shtimi i kredive në bankat e tjera, sollën rënien e kërkesës për kredi në tremujorin e tretë të vitit.

Kurse si faktorë që  kanë zgjeruar kërkesën për kredi të individëve  këtë  tremujor janë raportuar përmirësimi i besimit konsumator, niveli i përgjithshëm i normave të interesit, si edhe fushatat e ndërmarra nga bankat për të gjeneruar kërkesë të shtuar për kredi nga individët

Në të njëjtën kohë bankat kanë lehtësuar standartet e kreditimit për individët në tremujorin  e tretë  të  vitit  2020. Lehtësimi  i standardeve u aplikua si për kreditë konsumatore, ashtu edhe për ato në blerjen e banesave.

Në tremujorin e fundit të vitit, bankat presin t’i lehtësojnë më tej standardet e kreditimit për individët, kryesisht në kreditë konsumatore.

Sipas raportit, satandardet  e  kreditimit për  individët u  lehtësuan kryesisht nga  treguesit e lidhur  me  perceptimin  për rrezikun nga ana e bankave, të tilla si: rreziku më i ulët nga kolaterali; aftësia paguese e kredimarrësit; si edhe zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave. Po ashtu, bankat thonë se treguan një tolerancë disi më  të lartë ndaj  rrezikut  për  kreditë  dhënë  individëve  këtë  tremujor. Faktorët  e  tjerë  u  raportuan  të pandryshuar nga një tremujor më parë.

Po ashtu, raporti tregon se kushtet dhe termat e përgjithshëm për kreditë dhënë individëve u lehtësuan në tremujorin e tretë të vitit 2020.

Bankat kanë përmendur gjatë vrojtimit si faktor me ndikim negativ në kushtet e termat e kreditimit kategoritë e rrezikuara të individëve nga një mbyllje e mundshme e dytë për të frenuar përhapjen e Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë